'U ndjeva ‘e turpëruar’ që kisha fatin të përqafoja fëmijët e mi', shqiptarja e përlotur nga Ankaraja për Report Tv: Do ketë më shumë varre se ndërtesa

Në një lidhje live nga Ankaraja për Report Tv, shqiptarja Anxhela Bregu e përlotur është munduar të përshkruajë atë që në fakt ajo thotë se ‘nuk gjen dot fjalët’

“Njerëzit po mundohen të ndihmojnë njëri-tjetrin por nuk ka rrugë ku të ecësh. Janë shembur spitalet, nuk ka rrugë, nuk ka ngrohje, nuk ka bukë.  Ato shifrat e të vdekurve që janë thënë janë ato që ne i shohim në dritën e diellit po ata që janë nën rrënoja.  Kjo situatë është mbi shtetin.  Ka qytete ku avionët duan të ulen por nuk ka pistë”, tha ajo për situatën e krijuar nga tërmeti.

Bregu tha se në këtë gjendje është pa kuptim të flasësh për numra teksa njerëz vdesin.

“Ndonjëherë e kupton që numrat janë vetëm numra, teksa njerëzit vdesin. Janë shumë vende të ndryshme që kanë dërguar ndihma nga Shqipëria. Ambasada shqiptare këtu është shumë aktive këtu, edhe ambasada e Kosovës. Andej nuk kemi shumë shqiptarë, por kjo nuk ka më kuptim. Njerëz po vdesin. Një baba kur i nxorrën gocën e vdekur tha ‘kam edhe vajzën tjetër aty sepse flejnë bashkë’. Prandaj numrat janë qesharake t’i thuash. Unë përfarova fëmijët dhe u turpërova që pata mundësinë t’i përqafoja. Ata kanë frikë”, tha e përlotur Anxhela Bregu.

Ajo u shpreh se pasgoditjet janë aq të forta dhe ndërtesat janë aq të dëmtuara sa do të bien njëra pas tjetrës.

“Pas një viti në shumë qytete atje do të ketë më shumë varreza se qytete”, tha Bregu për Report Tv.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara

Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara