U nisën për tek motra e madhe, dy të rejat nga Kamza humbin GJURMËT! Telefonata e fundit me familjen: Do ikim në Zvicër

TIRANE- Një denoncim ka mbërritur ditën e sotme në emisionin Pa Gjurmë. Dy motra rezultojnë të humbura, që më datë 7 janar të këtij viti. Vajzat e familjes Demiri  Anisa dhe Anxhela 20 dhe 15 vjece dolën nga banesa e tyre na Laknas, paraditen e 7 janarit dhe nuk u kthyen më.

Në momentin që janë larguar ata i kanë pohuar nënës së tyre se do të iknin tek motra tjetër e tyre, e cila banon në zonën e Kamzës.

10 ditë më pas, ato kanë marrë familjen me numër privat duke iu komunikuar se do niseshin për në Zvicër, dhe se në atë moment gjendeshin në Korçë, dhe nuk kishin mundur të kalonin kufirin. Pas kësaj telefonate asgjë nuk dihet më për fatin e tyre.

Familja ka bërë denoncimin edhe në polici, por deri më tani nuk asnjë të dhënë për fatin e dy motrave. 

Të gjithë ata që mund të kenë informacion për vendndodhjen e dy vajzave të kontaktojnë pranë redaksisë tonë:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)