ELBASAN- Heqja nga skema e ndihmës ekonomike sidomos e familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian ka sjellë në Elbasan drejtoreshën e Shërbimit Social Shtetëror pranë Ministrisë së Mirëqenies sociale, Etleva Bisha.
“Janë rreth 800 familje nga më shumë se 1200 të përjashtuara nga skema në bashkinë e Elbasanit që duhet të rikthehen në të”, ka deklaruar drejtori i shërbimeve sociale pranë bashkisë Elbasan, Shefki Lika.
Por ndërkohë drejtoresha e Shërbimit Social ka deklaruar se i është komunikuar njësive vendore që t’i ndihmojnë këto familje me fondet që disponojnë deri në zgjidhjen e kësaj faze transitive.
Shërbimi Social Shtetëror do të nisë një fazë të dytë kontrolli për administratorët e ndihmës ekonomike dhe skemës së paaftësisë.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com