Kuvendi i nisi punimet herët në mëngjes, në orën 10:00 por pas përjashtimit nga forumet e PS që iu shpall në Asamblenë e të shtunës, Elisa Spiropali iu bashkua punimeve të Kuvendit rreth orës 18:00 të pasdites.
Vendi i Elisa Spiropalit bosh, mes Lindita Nikollës dhe Ervin Hoxhës
Spiropali nuk ishte në sallë ndërsa kryeministri mbajti fjalimin për buxhetin 2027, por gjatë futjes në Kuvend nuk iu shmang dot një pyetje për atë çfarë ndodhi në Asamble.
Pyetje: Zonja Spiropali, keni ndonjë koment për atë që ndodhi në Asamble.
Elisa Spiropali: Këtu është Kuvendi i Shqipërisë, jo Asambleja e partisë.
Pyetje: A jeni ende në atë parti?
Spiropali largohet pa koment
Ajo pati një bisedë të shkurtër me Bledi Cucin duke u ulur ngjitur me të në vendin e një kolegu socialist Ilir Pendavinji, dhe më tej, iu drejtua vendit të saj.

Elisa Spiropali duke diskutuar me Bledi Çuçin
Spiropali kaloi pas karrigeve të disa deputetëve socialist, si Iris Luarasi, e cila vijoi një bisedë në telefon pa e përshëndetur, derisa u ul në vendin e saj, ngjitur me Lindita Nikollën, me të cilën nuk pati asnjë bisedë
Elisa Spiropali e ulur në karrigen e saj, krah Lindita Nikollës
Nga asambleja doli e paqartë nëse Spiropali u përjashtua apo jo edhe nga grupi parlamentar socialist, por në intervista të mëvonshme televizive sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, la të qartë se nuk është më deputete e PS.
Megjithatë, ulja e Spiropalit në vendin e saj në krah të deputetëve socialistë, rrit interesin për qëndrimin që ajo mund të mbajë në Kuvend, dhe nëse do të dalë apo jo deputete e pavarur, pasi kërkesa për përjashtimin e saj nga grupi i PS-së, të zyrtarizohet.









Komente
Komento