Report Tv ka siguruar pamjet kur 44-vjeçari i dehur në Durrës përplasi makinën e policisë.
Rezart Abazaj përpiqet të lëvizë mbrapsht me makinë në momentin që u ndalua nga policia, por përplaset me automjetin e kësaj të fundit.
Pas testimit, Abazaj rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit pasi rezultati doli 1,4 mg/l.
44-vjeçari drejtonte një automjet pa targa, me të cilin policia e pikasi në zonën e ish-Kënetës. Edhe pse iu sinjalizua të ndalonte, ai refuzoi duke vijuar lëvizjen.
Komento
Komente









