
Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira, thotë se ajo është paragjykuar për stilin e saj të veshjes. Sipas saj kjo është edhe arsyeja përse klubet e tjera të volejbollit kanë dyshuar për gjininë, por kjo çështje e ka prekur shumë.
‘Ka qenë e tmerrshme dhe e vështirë, por njerëzit do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi, sepse unë jam thjesht një vajzë që është e lirë dhe që ka të drejtën të ekzistojë, për t’u veshur dhe për të vepruar ashtu si ndjehem mirë dhe e vërtetë. Unë nuk jam një grua e rreme; jam një grua e fortë, me shumë luftë pas vetes. Gjithmonë kam luftuar për të arritur qëllimet e mia dhe nuk do ta pranoj që këta njerëz të më rrëzojnë dhe të më përbaltin pa asnjë arsye. Unë jam unë, Nayara, dhe jam e lirë të jem ajo që dua të jem, ashtu si të gjitha gratë në këtë botë,”-u shpreh volejbollistja në një reagim për Top Chanel.
Lajmi kryesor:
Testi për gjininë e volejbollistes së Dinamos, duhen 3 javë për përgjigjjen! Braziliania gati për gjyq: Ata që e bënë do të pendohen









