U qëllua me 1 plumb në dorë më ’21 janar’, gazetari Fatos Mahmutaj për Report Tv: Bashën s'e pyeste njeri, urdhri ishte i Berishës! Çuditem si ka ende të marrë që shkojnë pas tij

11 vite nga 21 janari 2011, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur atë ditë, duke folur për Report Tv, tha se pavarësisht se ishin të tjerë ata që tërhoqën këmbëzën e armës duke lënë të vdekur 4 persona, ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin.

Lidhur me pyetjen nëse i përfshirë në këtë ngjarje tragjike është edhe kryedemokrati Basha ai tha se “atë nuk e pyeste njeri”. Gazetari i cili sot jeton në Bruksel, teksa po fliste në emisioni “Studio Live” tha se Berisha sot ka një tumë të marrësh që e ndjekin nga pas duke provokuar dhunë.

“Nuk ka rëndësi kush tërhoqi këmbëzën, urdhri ishte i Berishës! Basha s’ka lidhje, kush e pyeste atë. E dimë të gjithë mirë, që përveç Berishës nuk mund të jepte njeri urdhri. Sot s’ka asgjë në dorë, vetëm një turmë të marrësh e ndjekin nga mbrapa duke provokuar dhunë. Ajo dihet saktësisht urdhrin e ka dhënë Berisha.”, tha ai.

Duke përshkruar momentin ku një plumb i përshkoi dorën për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Mahmutaj tha se në ato momente të “21 janarit” po qëllohej nga të gjitha anët, ndërsa shtoi se çdo çështje në të cilën Berisha ka “futur hundët” nuk ka marrë fund.

“U qëllua nga të gjitha anët. Drejt njerëzve, u krijua një shok për pak minuta, nuk po merrej vesh ku po qëllonte. Na ka qëlluar dikush nga sipër tarracës së ministrisë dhe ky ishte shefi i sigurisë i ish-kryeministrit të atëhershëm, Sali Berisha. Unë jam një nga 37 të plagosurit, nuk më ka ndodhur gjë e madhe në krahasim nga të tjerët. Ajo që nuk falet është hedhja e baltës mbi drejtësinë. Kjo çështje është e mbyllur, si ajo e gërdecit, si rruga e kombit, vrasje e Kostra Trebickës, zhdukja e Remzi Hoxhës, ku ka futur hundën Berisha nuk janë kanë marrë ndonjëherë fund...”, u shpreh ai.

I pyetur për protestën e dhunshme të 8 janarit, të nxitur nga Sali Berisha ai tha se është çudi që në 2022 ka akoma të “çmendur” që shkojnë mbrapa ish-kryeministrit.

“Jemi në 2022 imagjino që ka akoma të çmendur që i shkojnë nga mbrapa Berishës. Berisha nuk e ka kuptuar dhe nuk do ta kuptojë kurrë. Berisha ushqehet me frikën e disave ndaj ti, indiferencës e disave ndaj tij dhe me baballëkun e disave. Ky është ushqimi i tij, përderisa nuk i tregohet vendi dhe drejtësia atëherë harrojeni, do të vazhdojë kështu.”, tha gazetari.

Lidhur me zgjedhjen e Metës për të shmangur gazetarët kur e pyetën për “21 janarin”, ai tha se kjo është gjysma e së keqes.

“Gjysma e të keqes, sepse Meta mund t’i quaj kokëpalarë.”, shtoi ai.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lira: 21/01/2022 20:26

    I ka rujt Zoti qe nuk ka pasur me shume viktima...

    Përgjigju
    • Gripi: 21/01/2022 20:47

      Ka patur te plagosur plot por nuk i numerojne keta nuk i quajne. Nje djale mbaj mend me emrin Erald u plagoa me plumb ne gjoks dhe shpetoi kot, e ruajti zoti.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë