Kreu i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj nuk do të kandidojë në primaret e Rithemelimit për bashkinë e Kamzës. Lajmin e ka bërë me dije vetë Memaj i cili me anë të një statusi në rrjetin social ‘facebook’ thotë se pavarësisht propozimeve të bëra nga anëtarët e PD për emrin e tij, ai kishte vendosur të mos kandidonte në primare.
Arsyetimi i dhënë nga Memaj ishte se nuk mund të linte përgjysmë rrëgutimin e tij në Shoqatën e Transportit Urban dhe Interurban.
“Mbas një analize të gjate dhe arsyetimi konkret dua t’ju njoftoj se kam vendosur që këtë radhë të mos jem kandidat për kreun e Bashkisë Kamëz, pasi sektori që perfaqesoj ka nevoj për kontributin tim e smund ta lejmë përgjysëm rrugtimin e Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban dhe të subjekteve të transportit!
Beteja jone për një qeverisje me të mire, me përfaqesuese, transparente nuk do të ndaloje.
Edhe një herë falenderim të veçantë e respekte maksimale për secilin nga ju!”-shkruan Memaj ndër të tjera në postimin e publikuar.
Lajmi kryesor:
Tre avokatë i bashkohen garës së Primareve të Rithemelimit për dy bashki! Memaj nuk pranon të kandidojë për primaret e Kamzës
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.2%
-
Gafë
48.5%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2459
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ura për Shqipërinë 2030', prezantohet programi për infrastrukturën, Rama: Synojmë hapësira të reja me standarde europiane për administratën dhe sipërmarrjen
9 Janar, 10:35
-
E prodhojmë vetë energjinë? Përgjigjet Rama: Legjendë mediatike! Kur të fitojmë sovranitetin energjitik atëherë po, ulja e çmimit historike
9 Janar, 09:37
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Trafiku, rrethi vicioz prej të cilit Tirana nuk ka shpëtim! As Unaza e Madhe nuk ofron zgjidhje
8 Janar, 16:18
-
Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek/ Risitë e procesit: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për Diasporën
8 Janar, 15:55
-
Kufizimi i qarkullimit të makinave sipas targave/ Athina e bën prej 35 vjetësh, është dhe një nga kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin
8 Janar, 15:05
-
Hapja e Unazës së Re, eksperti rrugor: Krijohet trafiku në formë hinke! Duhen nënkalime dhe mbikalime! Të dalësh nga Tirana është tmerr
8 Janar, 14:56
-
Drejt gjykimit, SPAK përforcon dosjen '5D' me 2 prokurorë
8 Janar, 12:25
-
Fluturime direkte me Izraelin, Rama: Forcojnë marrëdhëniet mes vendeve! Hap mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe biznes
8 Janar, 11:36
-
Tiranë/ Shiste lëndë narkotike, arrestohet 28-vjeçari! Kur pa policinë tentoi të shpërbënte dozën e kokainës! Kishte 800 gr me vete (EMRI+VIDEO)
8 Janar, 09:21
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Merr hak për sherrin e bujshëm në Palasë, biznesmeni dhe 5 nga fisi dhunë barbare 48-vjeçarit në berberhane në Tiranë (PAMJET)
7 Janar, 15:46