U qëllua me 5 plumba në mes të qytetit, ndërron jetë pas 9 ditësh gazetari i kronikës së zezë në Holandë

U qëllua me 5 plumba në mes të qytetit, ndërron jetë pas 9 ditësh gazetari i kronikës së zezë në Holandë

Gazetari holandez Peter R de Vries

Reporteri holandez i krimit, Peter R de Vries ka vdekur nëntë ditë pasi u qëllua në një rrugë të Amsterdamit. Duke cituar një deklaratë të familjes, mediat e huaja raportojnë se: Peter luftoi deri në fund, por nuk ishte në gjendje të fitonte betejën.

Policia tha se De Vries u qëllua në Lange Leidsedwarsstraat, afër një sheshi të madh publik në Amsterdam. Atentati me armë ndodhi pasi ai bëri një paraqitje të disa të dhënave në televizion, të çështjeve aktuale në lidhje me kriminalitetin. Dy të dyshuar janë arrestuar në lidhje me të shtënat, që ndodhën në 6 korrik.

De Vries është një nga reporterët më të njohur të krimit në Holandë dhe ka fituar vlerësime kritike për raportimin e tij të guximshëm për botën e krimit në Holandë, përfshirë rrëmbimin e manjatit të birrës, Freddy Heineken në 1983.

Por hetimet për vrasjen e tij zbuluan se ai kishte marrë kërcënime në të kaluarën, që thuhej se ishin të lidhura me disa çështje që ai kishte punuar.

Dy burra u paraqitën në Gjykatën e Rrethit Amsterdam për një seancë të Premten e kaluar dhe u mbajtën në paraburgim për dy javë të tjera.

Vendi ku u vra gazetari holandez

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja