Vanja Gorçevska, 14-vjeç, është vrarë nga një armë zjarri, thuhet në raportin e autopsisë së Mjekësisë Ligjore. Ky është rezultati i autopsisë për 14-vjeçaren e cila u vra mizorisht në Maqedoninë e Veriut.
Ky raport ka shuar zërat e ekspertëve të kriminalistikës se vajza mund të ishte mbytur në çantën në të cilën ishte rrëmbyer, por në fakt sipas autopsisë ajo është qëlluar me plumb në kokë.
Kjo do të thotë se 14-vjeçarja ishte gjallë deri në momentin kur u dërgua në vendin ku u qëllua. Në hetim mbetet i pandryshuar fakti se i dyshuari, Ljupço Palevski-Palço, ka qëlluar Vanjën.
Pas të shtënave, Vanja u varros në një fshat. Sipas informacioneve jozyrtare që ka marrë “Skoplje1” nga Mjekësia Ligjore, Vanja është qëlluar me plumb në pjesën e kokës.
Një ekspert plumbash do të duhet të përgjigjet se nga çfarë lloj arme është shkrepur.
Prokurori që hetonte rastin mori raportin e mjekut të premten. Ai jep përgjigje për një sërë pyetjesh të hapura lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga institucionet bazuar në njohuritë dhe deklaratat e të dyshuarve të cilët kanë pranuar fajësinë, nga rrëmbimi deri në vrasjen e vajzës kanë kaluar dy orë e 40 minuta.
Sipas provave, përfshirë të dhënat e autopsisë, do të përcaktohet ecuria e mëtejshme e hetimeve.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.3%
-
Jo
83.8%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 3936
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar me mbi 6 vjet burg, shqiptari arrestohet në Bullgari! U përfshi edhe në një përplasje me armë me policinë italiane
24 Qershor, 18:12
-
Maqedonia e Veriut me qeveri të re, kryeministri Hristijan Mickoski premton në parlament: Shteti në duart e qytetarëve
24 Qershor, 11:12
-
Me 77 vota ‘Pro’ në parlament, Maqedonia e Veriut bëhet me qeveri të re
23 Qershor, 22:37
-
RMV/ Kryeministri Mickovski prezanton qeverinë e re në Kuvend: Në fokus ekonomia, pensionet, vende të reja pune
22 Qershor, 16:49
-
Mickoski: E respektojmë marrëveshjen me Greqinë, këtë ta bëjë edhe Athina
12 Qershor, 18:50
-
Ahmeti : Qeverisja “monoetnike” VMRO-VLEN rrënon Marrëveshjen e Ohrit
2 Qershor, 18:31
-
Qeveria hedh për konsultim projektvendimin, 32 milionë euro për fortifikimin dhe menaxhimin e kufirit në dy vite
31 Maj, 22:27
-
Ali Ahmeti: Do ta mbrojmë legjitimitetin e votës shqiptare
29 Maj, 15:14
-
Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
28 Maj, 16:43
-
Vrasje me armë zjarri në Shkup, humb jetën reperi i njohur shqiptar, plagosen 3 të tjerë
27 Maj, 09:39
-
Mitsotakis paralajmëron sërish Maqedoninë e Veriut: Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati edhe të ‘këputet'
25 Maj, 09:15
-
Rivotimi në Maqedoninë e Veriut, koalicioni Vlen fiton një vend në parlament
23 Maj, 07:22