Ish-kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka pak ditë më parë mallkoi të gjithë shqiptarët që do të shkonin të votonin në 30 qershor. Por, pavarësisht reagimeve të shumta në rrjet, ai nuk tërhiqet, pasi mbrëmjen e sotme në “360 Gradë”me ironi u shpreh se ç’mallkon të gjithë ata që për ideal të partisë, nuk duan bukë as ujë, të shkojnë të votojnë në 30 qershor.

“Falenderoj të gjithë facebook-sat për këtë ngritje të papritur të realitetit tim. Kisha kohë që merresha vetëm me arkeologji edhe që më vunë në nivelin e Gjushit dhe Niçes, por në një drejtim në krah të kundërt. Tani mallkoj dhe çmallkoj dhe po e them publikisht. Ç'mallkoj të gjithë ata që për ideal të partisë, për të cilën nuk duan bukë as ujë, të shkojnë të votojnë në 30 qershor. Ç'mallkoj të gjithë ata sidomos ata të lagjes sime, se unë jam tek lagja 5 ku janë gjithë sekretarët e komitetit qendror madje njëra me tha me atë që bën po pengon reformën zgjedhore”, tha ai.

Ai kritikoi edhe fjalimet  e Rudina Hajdarit duke i cilësuar si fjalime burgaxhinjsh. "Sot Rudina Hajdari u mor me gruan e Presidentit dhe me burrin e gruas së Presidentit. Unë i di se kush i bën këto fjalim, janë fjalime burgaxhinjsh, nuk janë intelektualë dhe nuk mund të dalin nga ambasada amerikane. Burgaxhinjtë thonë jo gruaja, jo burri, jo kalamani" tha ai.