U revoltuan për ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë, sot në Kosovë mban koncert grupi serb 'Riblja Cobra', por asnjë reagim

U revoltuan për ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë, sot në Kosovë mban koncert grupi serb 'Riblja Cobra', por asnjë reagim

Bora Gjorgjeviq dhe Vojslav Sheshel

Ngjalli jo pak debat dhe kundërshti në Kosovë ardhja e këngëtarit serb në Korçë, Goran Bregoviç, ku personazhe të shumtë publik u shprehën se një gjë e tillë nuk duhej lejuar, për faktin se ai kishte bërë thirrje antishqiptare.

Por pavarësisht revoltës për Bregoviç, Kosova do të mirëpresë sot bandën serbe muzikore 'Riblja Cobra', që do të mbajë një koncert në komunën e Leposaviqit dhe për këtë nuk ka asnjë reagim.

Me një postim në Facebook, gazetari Adriatik Kelmendi shkruan se 'Riblja Cobra' është një grup fashist që shumë herë është shprehur hapur kundër Kosovës. Sipas tij, ky grup dhe këngët e tyre janë dëgjuar nga serbët që kanë bërë masakra në Kosovë dhe që i kanë kundërshtuar bombardimet e NATO-së.

E madje, vokolisti i grupit, Bora Gjorgjeviq ka fotografi me kreun e radikalëve serbë, Vojslav Sheshel.

"A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashist serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet! Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masakra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë. Frontmeni, Bora Gjorgjeviq, e kishte quajtur disa herë Kosovën shtet i trilluar. 'Zgjedhjet që po mbahen atje në thelb e legalizojnë shtetin e Kosovës. Ai shtet nuk ekziston , ai shtet është i trilluar. Nuk përzihem në punët e atjeshme sepse unë nuk jetoj në Kosovë. Qëndrimi i partisë sime është  i drejtë nuk duhet të dilet në këto zgjedhje sepse kështu legalizohet shteti i shqiptarëve', pati thënë Gjorgjeviq më 2013. I njëjti sonte në Leposaviq të “shtetit të trilluar”, vjen për koncert. Si bën që pamë aq shumë reagime për Goran Bregoviqin në Korçë të Shqipërisë, e s’po shohim thuajse asnjë për “Riblja Corba” në Leposaviq të Kosovës?", shkruan ai.

Gazetari kritikon edhe institucionet e Kosovës që lejuan që ky grup të mbajë koncert në Kosovë.

"Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit? Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?! Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!", thotë Kelmendi.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 20/08/2021 16:13

    Korça nuk është në veriun e Kosovës o i verbuar ! Qfar është ky krahasim …?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë