U rrëzua nga KQZ-ja si kandidat për Himarën, Beleri akuzon Ramën: Vendimi politik! Do ta ankimoj

U rrëzua nga KQZ-ja si kandidat për Himarën, Beleri akuzon Ramën: Vendimi politik! Do ta ankimoj

Alfred Beleri ka reaguar për herë të parë, pasi KQZ-ja refuzoi duke mos e regjistruar si kandidat për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit të këtij viti, pasi nuk kishte mbushur periudhën e rehabilitimit nga një dënim disa vite më parë.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama për vendimin e KQZ, ndërsa thotë se "Eliminimi im si kandidat i pavarur për Bashkinë e Himarës, ka një prapavijë të pastër politike. Frika e Edi Ramës, është vota e lire e popullit". Beleri shprehet se KQZ shkeli ligjin pasi "është e mbërthyer nga interesat okulte të qeverisjes antipopullore të Edi Ramës".

Beleri thekson se dënimi në vitin 2006 nga Gjykata e Vlorës, ka skaduar përpara 3 viteve, pra në vitin 2016 dhe, kjo 'nuk përbën aspak pengesë që unë të kandidoj për Bashkinë e Himarës'. Por KQZ-ja mendon ndryshe (Sqarimi i plotë për refuzimin e kandidimit të Belerit).

Megjithatë, ai thotë se nuk do ta lerë me kaq, por do ta apelojë vendimin e KQZ-së. Sot, ministria e Jashtme e Greqisë në një reagim, thotë se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk ka bazë ligjore. Alfred (Fredi) Bejleri është një emër i njohur, pasi ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremiste  të masakrës së Peshkëpisë e ndodhur në 10 prill 1994 në Gjirokastër.

Pavarësisht asaj që kishte ndodhur në 1994 në Gjirokastër, ai mori guximin dhe kandidoi për kryetar të bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të 2015 në siglën e PBDNJ dhe i mbështetur nga opozita e djathtë, por nuk arriti që të fitonte. Ndërkohë që kandidoi sërish tani por u rrëzua nga KQZ, ndërsa dosja e Peshkëpisë është rihapur.

Deklarata e plotë e Fredi Belerit
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku në mënyrë flagrante dhe në kundërshtim me ligjin, më përjashton nga kandidimi im për zgjedhjet vendore të 2019 për Kryetar Bashkie të Himarës, tregon se KQZ është e mbërthyer nga interesat okulte të qeverisjes antipopullore të Edi Ramës.

Kryeministri neobllokmen i Shqipërisë ka rrëmbyer të gjitha institucionet e pavarura që duhet të garantojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike të vendit.

Eliminimi im si kandidat i pavarur për Bashkinë e Himarës, ka një prapavijë të pastër politike, të urdhëruar nga vetë Kryeministri Rama, e cili po tenton të manipulojë sërish zgjedhjet vendore.

Frika e Edi Ramës, është vota e lire e popullit.

KQZ ka shkelur me të dyja këmbët ligjin Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITET TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE“.

Shumicën në KQZ e përbëjnë anëtarët e PS-së, të cilët janë të urdhëruar që të eliminojnë çdo kandidat potencial duke mbrojtur hajdutët që prej vitesh kanë masakruar pronat e himariotëve, duke vendosur Partinë Socialiste përpara interesave të qytetarëve të tyre.

Dokishotizmit të Edi Ramës, neodiktatorit të vonët të Ballkanit, i ka ardhur fundit. Është koha që Himara të çlirohet nga shpërdoruesit e zëllshëm dhe hajdutët potencialë që prej vitesh kanë masakruar zonën duke tjetërsuar pronat dhe fondet publike.

Shtabet monstruoze të PS po manifestojnë hapur frikën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, duke i sabotuar ato  dhe duke vendosur vetë për kandidatët që do garojnë për Bashkitë e vendit.

Jam i detyruar t’u përgjigjem këtyre akuzave dhe shpifjeve të pabaza, të cilat duan të dëmtojnë imazhin tim.

Deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk kam bërë asnjë ditë burg në jetën time dhe se nuk jam përfshirë kurrë në veprat penale të parashikuara në nenin 2 pika 1 a të Ligjit Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITET TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE”.

Dënimi absurd në vitin 2006 nga Gjykata e Vlorës, kundër meje, ka skaduar përpara 3 viteve, pra në vitin 2016 dhe, kjo nuk përbën aspak pengesë që unë të kandidoj për Bashkinë e Himarës.

Dua të theksoj se vendimit anti-ligjor të KQZ-së do i përgjigjem sipas rregullave dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, duke e ankimuar pranë organeve përkatëse.

Me besim te drejtesia dhe fitorja, për Himarën dhe himariotët.

Kandidati per Kryetar Bashkie

Dhionisis Alfred Beleri                                                             Himare, me 18 maj 2019

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dejan: 18/05/2019 20:58

    Ty duhet q*re nena po ctu be sh ketyre .

    Përgjigju
  • Arbëri: 18/05/2019 20:51

    SHPORRU o VRASËS...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë