U rrëzuan dy herë në Kuvend, nënkomisioni zgjedh kandidatët e KLP dhe KLGJ me short! PD e çon vendimin në Kushtetuese, reagon PS

Nënkomisioni për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk mundi të zgjidhte anëtarët e rinj të KLGJ dhe KLP përmes votimit, për dy vakanca për secilin institucion. Për këtë arsye komisioni kaloi në zgjedhjen e anëtarëve përmes shortit. Në tre kandidaturat për KLGJ-në, Ilir Rusi, Orjona Muçollari dhe Yllka Rupa, shorti përzgjodhi Ilir Rusin dhe Yllka Rupën, të cilët do të zëvendësojnë përkatësisht Maksim Çokun dhe Erjon Muharremajn.

Ndërkohë, për sa i përket KLP-së, për njërin vend që mbetet vakant nga kreu aktual Gent Ibrahimi u zgjodh kandidatja Mirela Bogdani, si e vetmja që ishte në garë dhe nuk ishte i nevojshëm përzgjedhja përmes shortit. Kjo zgjoi debate në komision. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e konsideroi thyerje të Kushtetutës mënyrën e përzgjedhjes. Tashmë emrat për dy vende vakante të KLGJ dhe një për KLP-në do t’i kalojnë Kuvendit për votim, ndërsa duhet 2/3 e votave për emërim. Gara rihapet edhe njëherë nga fillimi për vetëm një vend vakant të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ky vendim ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike e cila ka njoftuar se do ta dërgojë në Kushtetuese këtë vendim pasi sipas saj anëtarët e KLP janë të përcaktuar.

"Mazhoranca paracakton anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat!  PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm antikushtetues. Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor", shkruan Bardhi.

Përfaqësuesja e PS në Kuvend, Klotilda Bushka i është përgjigjur Partisë Demokratike për caktimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Bushka tha se anëtarët janë zgjedhur sipas shortit dhe procedurave të parapërcaktuara duke zbatuar ligjin.

“Ligji nuk ka numër minimum të kandidatëve, në kandidaturat e përcjella dy prej kandidatëve kanë shprehur interes. Nuk kemi pasur dakordësi për zgjedhje ne kandidatit dhe për këtë arsye hidhet shorti. Shorti i tretë nëse nuk merr shumicën e cilësuar në seancën plenare, sot është hedhur shorti i tretë për plotësimin e vakancave, këshilli i lartë gjyqësor janë të njëjtë me këshillin e lartë të prokurorisë. Yllka dhe Ilir Rusi. Lista për KLGJ me dy anëtarë. Kjo i ka shërbyer një procesi , ju kujtoj të gjithëve që reforma në drejtësi është sfidë për të gjithë, duhet të kemi kujdes dhe duhet të kemi dakordësi për kandidatët më të mirë që plotësojnë kriteret ligjore. Duhet të bëjnë kujdes me deklaratat që bëjmë , ku kuvend zbaton ligjin”, tha Klotilda Bushka.

Kuvendi ka rrëzuar sërish të enjten katër kandidatët e përzgjedhur nga trupat e pedagogëve. Emrat e përzgjedhur për të plotësuar 4 vakancat në këto dy institucione nuk morën numrin e domosdoshëm të votave, duke e rikthyer procedurat e përzgjedhjes së tyre në nënkomisionin e posaçëm të ligjeve.

Kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Oriona Muçollari dhe Ilir Rusi, kanë marrë 80 vota pro, zero kundër, 2 abstenim, e ndërsa kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani dhe Yllka Rupa morën 75 vota pro, 1 kundër dhe 5 abstenim. Pas këtij votimi kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se çështja rikthehet në nënkomision për të miratuar një listë të re sipas procedurës së parashikuar në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarëve, 5 anëtarë jo-gjyqtarë të zgjedhur nga Kuvendi dhe 6 anëtarë gjyqtarë të zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve. Kuvendi zgjedh 2 anëtarë nga Avokatia, 2 nga institucionet e arsimit të lartë dhe 1 nga shoqëria civile. E njëjta gjë është edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili ka 5 anëtarë jo prokurorë dhe 6 anëtarë prokurorë.

Sipas procedurave ligjore për përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të drejtësisë, kandidatët nga trupa e pedagogëve përzgjidhen në 2 faza: së pari nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë (fakultetet e drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës) dhe së dyti nga një mbledhje e posaçme e rektorëve dhe dekanëve. Kuvendi zgjedh pastaj 2 anëtarë për secilin institucion midis kandidatëve me votat e 2/3 të të gjithë anëtarëve.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja