E shkarkoi KPA me anëtar Luan Dacin që më vonë u dënua, ‘Strasburgu’ rrëzon vendimin: Të rihapet çështja për prokurorin Besnik Cani

Prokurori Besnik Cani, ish anëtar i KLP, u shkarkua nga detyra marsin e vitit 2020 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, por mesa duket kjo nuk do të jetë fati i tij përfundimtar. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur sot që për të të rihapen procedurat, duke pranuar ankimin e tij për vendimin e KPA, pasi pjesë e trupës gjykuese ishte Luan Daci, i cili më vonë u dënua se kishte falsifikuar dokumentet për tu bërë pjesë e vettingut.

Me 6 vota pro dhe 1 kundër ‘Strasburgu’ ka vendosur për shkak se Daci është zgjedhur padrejtësisht në KPA atëherë vendimi është i padrejtë, kështu që çështja duhet të rikthehet për gjykim. Gjykata thotë se në këtë vendim është shkelur neni 6, paragrafi 1, i Konventës së të Drejtave të Njeriut, e cila detyron për një proces gjyqësor të drejtë brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj.

Megjithatë Gjykata ka pranuar qëndrimin e Qeverisë shqiptare se mund të ketë një rrugë ligjore për kërkuesin për të kërkuar rihapjen e procedurave.

“Rrjedhimisht, duke pasur parasysh rrethanat e çështjes në fjalë dhe në masën që mund të jetë e mundur sipas ligjit të brendshëm, forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e së drejtës së ankuesit për një “gjykatë  të krijuar me ligj” sipas nenit 6, 1 të Konventës do të ishte rihapja e procedurave, nëse aplikanti kërkon një rihapje të tillë, dhe rishqyrtimi i çështjes në një mënyrë që është në përputhje me të gjitha kërkesat e nenit 6, 1 të Konventës. Së fundi, kërkuesi kërkoi që Gjykata të anulonte vendimin e KPA -së të datës 27 shkurt 2020 dhe të urdhëronte Qeverinë ta rivendoste atë menjëherë në zyrën e tij të mëparshme. Në funksion të juridiksionit të saj  dhe natyrës së shkeljes që u konstatua në lidhje me procedurat e verifikimit të kërkuesit, Gjykata e refuzon këtë kërkesë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Për më tepër Gjykata rithekson se konstatimi i shkeljes së të drejtës për një gjykatë të krijuar me ligj në rastin konkret nuk mund të merret në vetvete për të imponuar mbi shtetin e paditur një detyrim sipas Konventës për të rihapur të gjitha çështjet e ngjashme që janë bërë që atëherë, 'res judicata'. Cani është prokurori i parë në Shqipëri që fiton gjyqin në Strasburg përballë vettingut, por që sigurisht nuk lidhet me vettingun si proces por me një rast individual.

Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg. GJKKO vendosi se gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së.

(Kliko këtu për dokumentin)

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/10/2022 00:28

    Mos u hidhni ne konkluzione te parakohshme.B.Canit iu dha e drejta //Stay of execution// per teknikalitete,nuk doli i pafajshem.Strasburgu ka kerkuar rihapje ose perseritje te gjyqit,qe e thene ne shqipe te thjeshtuar,Cani vertet mund t'a perserise gjyqin e Vetingut,por sic mund te dale i pafajshem,ashtu dhe mund te rikonfirmohet denimi i pare.

    Përgjigju
  • Tope: 04/10/2022 14:19

    Ku eshte futur Kim valle? Po ai Lu me Vlahutin dhe Soreken,dini gje ku jane?

    Përgjigju
  • Gezim: 04/10/2022 11:39

    Gjykata e Strasburgut po gjykon ne nivelin e Gjykates se Pukes( pa ia ngrene haken). Dmth 1. Shqyrton vetem nje pjese te ankimit dhe jo ankimin ne teresi??? 2. i jep te drejte kerkuesit por ne kundershtim me prapktiken e kesaj gjykate nuk akordon demshperblim?????

    Përgjigju
  • Qifja: 04/10/2022 10:54

    Obobo do filloje te qaje Kim tani, mos qaj moj Kim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari