Gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, e shkarkuar nga Vettingu, ka ankimuar vendimin e KPK dhe KPA-së në Gjykatën e Strasburg. 

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, KLD dhe DSIK referuan raporte pozitive pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, duke i hapur rrugë konfirmimit në detyrë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Por, një hetim i thelluar rreth ligjshmërisë së pasurisë së saj dhe një denoncim i një i ndryshuan fatin e Altina Xhoxhaj.

Hetimi i thelluar nga njerëzit e Vetingut dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka çuar në konkluzionin se Altina Xhoxhaj nuk justifikon pasurinë e deklaruar si dhe ka fshehur pasurinë.