U shkarkua si kryetar i PD-së Lushnje, Saimir Korreshi për Report TV: Alibeaj sillet si komunist! S'di a jam tek PD apo tek partia marksiste leniniste

Saimir Korreshi akuzon Enkelejd Alibeaj se fshihet pas shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike në Lushnje.

Në një intervistë me skype për Report TV Korreshi akuzoi Alibeaj se po vepron sikur PD të jetë Partia Komuniste. Madje thotë dhe se PD ka rënë e gjitha, siç ra sistemi në Shqipëri nga sulmet e Iranit”

“Shkarkuar apo ngarkuar nuk e dimë çfarë bëhet por ka pasur një komunikim, më kanë dërguar një email. Një nga ata të kryesisë ka marrë kontributin të bëjë gjithçka aty brenda për të vendosur cilët do jenë kryetarët e degëve.  Më e bukura është se ai që flet për dekomunistizim dhe bën akte si në komunizëm. Nuk e di a jam tek PD apo tek partia marksiste leniniste”- tha Korreshi.

Teksa e cilësoi PD-në si një parti pa asnjë lloj organi funksional, Korreshi tha se mbledhja e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit është e pamundur në këto kushte kur nuk ka më asnjë organ që funksionon brenda demokratëve. Ai tha se fillimisht duhet të bëhet certifikimi i anëtarësisë, zgjedhjet në bazë dhe më pas zgjedhjet për kryetarin e PD-së.

“Nuk ka fraksion brenda PD-së, ka një dyzim, një pjesë e kryeisë që duan sa më shpejt zgjedhje për kryetarin e ri të partisë dhe pjesa tjetër e deputetëve që e kundërshton. Kjo ka nevojë për proces gjithëpërfshirës. Si mund të thirret një kuvend kur nuk ke më asgjë, ka rënë çdo gjë në PD”-tha Korreshi.

Ndërsa sa i takon mundësisë që Basha dhe Berisha të kandidojnë të dy për kreun e PD-së, Korreshi u shpreh se të gjithë kanë të drejtë të kandidojnë por duhet të mendojnë sesi të japin kontributin e tyre për bashkimin e PD-së.

S.G/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 13/06/2023 16:23

    Po te kishte lexuar pak literature,ose me sakt te kete mbaruar shkollen e mesme ky lush jari atehere nuk do fliste perçart.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projekligji i ri i Policisë së Shtetit, Balla tek 'Ekonomia': Adresuam rekomandimet e OSBE! Policimi do të bazohet në inteligjencë

Projekligji i ri i Policisë së Shtetit, Balla tek 'Ekonomia': Adresuam rekomandimet e OSBE! Policimi do të bazohet në inteligjencë