Gjykata e Strasburgut i kërkon shtetit shqiptar të dhëna për procesin e vettingut për dy nga 15 ankimet e depozituara deri më tani në këtë gjykatë. Report Tv ka mësuar se deri më tani Strasburgu ka përfunduar fazën e parë të shqyrtimit për padinë e ish gjyqtares kushtetuese Altina Xhoxhaj shkarkuar nga ky proces dhe prokuroren Besa Nikhasani.
Disa nga pyetjet që Report Tv ka mësuar se Strasburgu i ka dërguar shtetit shqiptarë drejtuar avokaturës së shtetit janë:
1) A i përmbush Kolegji i Posaçëm i Apelimit kriteret e parashtruara në ligj, për t`u konsideruar si ‘’gjykatë’’ sipas nenit 6 të Kushtetutës?
2) A ka pasur aplikuesi një proces të drejtë gjyqësor, në veçanti a ishte dhoma e Apelit e pavarur dhe e paanshme siç e kërkon ligji?
3) A ishin të qarta dhe të aksesueshme në të gjitha fazat, dispozitat ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të aplikuesit? 4) A ka pasur ndërhyrje lidhur me të drejtën e aplikueses për të respektuar jetën e saj private, mbi bazë të nenit 8, pas shkarkimit si prokurore?
Këto pyetje mbajnë datën 18 qershor 2019 ndërsa jo zyrtarisht Report Tv mëson se tashmë avokatura e shtetit ka përcjell dhe përgjigjet e saj drejt Strasburgut.
Në prill 2018 vettingu shkarkoi nga detyra gjyqtaren kushtetuese Altina Xhoxhaj e cila rezulton se teksa ky ligj ishte paditur në kushtetuese ajo votoi pro procesit të vettingut.
Po ashtu vettingu shkarkoi edhe prokuroren e Shkodrës Besa Nikhasanaj e cila po ashtu i është drejtuar Strasburg.
Ndërsa padia e parë dërguar në Strasburg për parimet e shkelura gjatë procesit të rivlerësimit është ajo e ish gjyqtarit kushtetues Fatos Lulo për të cilën ende s'kanë mbërritur pyetjet nga Strasburg.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.5%
-
Jo
24%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitorja e Gëllçit në Strasburg, avokati për Report Tv: SPAK po i kthen arrestet në modë, drejtësi represive! Bie ndesh me standardet e BE
27 Shkurt, 13:35
-
Erion Braçe krah Thoma Gëllçit: U çua në burg përmes një oligarku se refuzoi të shiste të drejtat ekskluzive të RTSH! Heshta se mbrojta SPAK, më vjen turp pafund
26 Shkurt, 17:29
-
Lutfi Dervishi: Lista e turpit, nga SPAK në Gjykatën Kushtetuese
25 Shkurt, 15:48
-
Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi fiton në Strasburg! Gjykata Europiane: SPAK e mbajti në paraburgim pa prova të mjaftueshme, s'u shqyrtuan masa më të lehta sigurie
25 Shkurt, 12:12
-
I dënuar përjetë për vrasjen e komisarit Lamaj, Strasburgu: Frrokut iu shkelën të drejtat, çështja të rihapet në Kushtetuese! Rrëzohet kërkesa për dëmshpërblim
6 Shkurt, 21:35
-
Beqiri në Report Tv: Për 21 janarin ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin! Çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen
28 Janar, 18:44
-
21 janari/ Meçe në ‘Repolitix’: Krim shtetëror, Berisha dhe Basha vranë qytetarët! Strasburgu i ‘certifikoi’ si kriminelë
21 Janar, 21:42
-
14 vite nga vrasjet shtetërore të 21 janarit, Rama: Drejtësia nuk duhet vonuar më! Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur
21 Janar, 08:00
-
14 vite nga krimi shtetëror i 21 janarit! Dosja në duart e SPAK, do zbardhë rolin e Berishës dhe Bashës! Provat e Strasburgut që rihapën hetimet
21 Janar, 07:07
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
26 Nëntor 2024, 17:19
-
Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn më 16 dhjetor seancën paraprake për Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Avokati Gjokutaj: Strasburgu po shqyrton me prioritet dosjen e ish-kryeministrit
25 Nëntor 2024, 12:52
-
Protestë para 'Strasburgut'? Luan Baçi nuk e përjashton: Duhet ndërkombëtarizuar çështja e Berishës
20 Shtator 2024, 18:00