U tërhoq pas problemeve në zemër, ish-futbollisti pëson atak kardiak

U tërhoq pas problemeve në zemër, ish-futbollisti pëson atak kardiak

Enock Mwepu

Ish-mesfushori i Brighton në Premier League, Enock Mwepu ndodhet në spital në vendlindjen e tij, Zambia. 25-vjeçari u detyrua të tërhiqej nga futbolli në tetor 2022 për shkak të një sëmundjeje të trashëguar të zemrës.

Mediat afrikane bëjnë me dije se ish-mbrojtësi ka pësuar një atak kardiak të diel gjatë ngarjes së makinës teksa u pa të rrëzohej pas parkimit të mjeit. Ish-futbollisti ndodhet në spital dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetën. "Enock kaloi një moment të keq në Zambia dhe aktualisht po i nënshtrohet kontrolleve paraprake," tha një zëdhënës i Brighton.

Zyrtarët e klubit anglez bëjnë me dije se mjekët e tyre janë në kontakt me spitalin, për të dhënë çdo ndihmë të nevojshme.

“Ekipi ynë mjekësor është në komunikim me spitalin për të ndihmuar nëse kërkohet. Klubi dëshiron të falënderojë shumëtifozë për mesazhet dhe mbështetjen e tyre”, konfirmon Brighton.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus