Pas aksioneve të SPAK, ndërkohë që Sali Berisha po përballej me akuzat për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, qarkulloi lajmi se Ilir Meta është larguar nga Shqipëria. Vetë Meta në një konferencë për mediat zbuloi sot se nuk ka bërë dalje publike për rreth 3 javë për shkak të disa çështjeve të shëndetit.

“Unë për hir të së vërtetës gjatë këtyre 3 javëve për arsye personale të disa çështjeve të shëndetit, nuk kam qenë i angazhuar publikisht, aq sa edhe ju jeni shqetësuar”, tha Meta.

Shqipatrja.com solli tre ditë më parë një foto të Metës i fotografuar duke pirë kafe në një nga lokalet në Tiranë.


Lajmi kryesor:

Afera e 'Partizanit', Meta i del krah Berishës: Aktakuza u diktua nga Rama në kongresin e PS-së! Në SPAK shkoj sa herë të më thërrasin