U vesh si reper, presidentit të Interit i ndalohet hyrja në stadium

U vesh si reper, presidentit të Interit i ndalohet hyrja në stadium

Steven Zhang, presidenti i Interit

Presidenti i Interit, Steven Zhang nuk u njoh nga stafi në stadiumin "Carlo Castellani" dhe fillimisht u ndalua të hynte për të parë ndeshjen kundër Empolit. Zikaltërit  arritën një fitore 0-3 jashtë fushe me skuadrën toskane fundjavën e kaluar, me golat që u shënuan nga Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez, duke lejuar skuadrën të rikthehet te fitorja pas një serie të dobët.

Siç raportohet nga La Repubblica, Zhang nuk u njoh teksa hyri në stadiumin Carlo Castellani për shkak të veshjeve të tij në stilin e reperit, duke bërë që stafi ta ndalonte atë të pozicionohej në vendin e tij. Gabimi u kuptua shpejt dhe ai u lejua të ulej në vendin e tij, duke e lejuar të ndiqte nga afër dhe të shijonte fitoren e Interit ndaj Empolit, një rezultat i rëndësishëm në luftën e tyre për një renditje në top katërshe.

Steven Zhang në Empoli 0-3 Inter

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete