LEZHË- Një automjet është vjedhur në Durrës është identifikuar nga policia në aksin rrugor "Thumanë - Milot". Pas njoftimit që Policia mori për vjedhjen e një automjeti, policia ka arritur ta lokalizojë.
Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.
Vijon puna me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.