VIDEO/ U vra në atentatin në Shkodër, pamjet kur Arlind Bushati u kërcënua pak ditë më parë! Persona me motor dhe të maskuar i drejtojnë armën teksa ishte i ulur në lokal

SHKODËR- Arlind Bushati mbeti i vrarë pas atentatit ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës. Por, pak ditë parë ai kishte denoncuar se dy persona me armë e kishin kërcënuar në Pedonalen e Shkodrës teksa kishte qenë duke pirë kafe.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja ka siguruar pamjet e momentit, kur dy persona me motor e kërcënojnë me armë. Siç dallohet në video, të dy janë të maskuar dhe kalojnë me motor në Pedonale, duke drejtuar edhe armën. Ngjarja ka ndodhur në datë 10 tetor.

Dy persona me motor i drejtojnë armën, por nuk qëllojnë drejt tij duke u larguar nga vendngjarja. Një ditë më pas, më datë 11 tetor, Arlind Bushati denoncon në Policinë e Shkodrës se persona të paidentifikuar që lëviznin me një motor, i kanë drejtuar armë zjarri.

32-vjeçari, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidat i PD për bashkinë e Shkodrës, nuk u shpëtoi dot plagëve të marra nga atentati i djeshëm. Ai po udhëtonte në të njëjtën makinë me Hamza Licin, por ende nuk dihet se cili prej tyre ka qenë shënjestër e atentatit.

Po ashtu mësohet se në vitin 2022 një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e një shpërthimi me tritol.

1730362115_momentiikercenimitnepedonalearlindbushati.jpg

Me rreth të kuq, Bushati i ulur në kafe dhe në anën tjetër dy personat me armë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Shkodër/ Policia dyshime se një person i tretë ishte në makinë me Licin dhe Bushatin! Gjurmë gjaku dërgohen për ekspertim

Atentati në Shkodër/ Policia dyshime se një person i tretë ishte në makinë me Licin dhe Bushatin! Gjurmë gjaku dërgohen për ekspertim