U vra në Itali, vjen në Durrës trupi i të riut shqiptar Viktorian Picaku

U vra në Itali, vjen në Durrës trupi i të riut shqiptar Viktorian Picaku

Të afërmit për ngushëllime në familjen e Viktorian Picakut

Trupi i të riut shqiptar që u vra në Itali, Viktorian Picakut ka mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Trupi i Picakut ka mbërritur sot rreth orës 08:30 të mëngjesit.

Në Durrës, trupin e pajetë të Picakut e kanë marrë familjarë dhe të afërmit e tij. 24-vjeçari Viktorian Picaku u vra më 2 gusht në sheshin Abazzia në Bari të Italisë. Picaku u ekzektua me 2 plumba një në kokë dhe një në mushkëri.  

Picaku ndërroi jetë menjëherë pas të shtënave. Në momentin e sulmit me të ishte edhe vëllai i tij. Dy autorët e dyshuar që vranë të riun shqiptar janë vetëdorëzuar 24 orë pas ngjarjes në polici. Familjarët thanë se shkaku i vrasjes ishte sherri për një vajzë.


Të afërmit për ngushëllime në familjen e Viktorian Picakut

Prindërit e Picakut, Lekë dhe Kristina Picaku nga ekrani i Report Tv apeluan për ndihmë nga instancat shtetërore për të sjellë trupin e tij në Shqipëri.  Por ishte një familje e pasur në Corato të Barit, që pas fushatës së solidarizimit nga shumë qytetarë italianë për Picakun, pagoi shpenzimet për transportimin e trupit në Shqipëri.


Viktima Viktorian Picaku

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:00
Pamje/ Mbërrin trupi i Viktorian Picakut, dhjetra familjarë e presin (Video)

Report Tv ka siguruar pamje nga porti i Durrësit aty ku mëngjesin e sotëm u transportua trupi i të riut shqiptar Viktorian Picaku, si edhe nga banesa e familjes Picaku.

Siç shihet dhe në pamje, në oborrin e familjes kanë shkuar dhjetra persona mes tyre familjarë, të afërm dhe banorë të zonës “Durrës i ri” ku jetojnë dhe Lekë e Kristina Picaku, dy prindërit e Picakut. Jashtë shtëpisë së prindërve janë vendosur çadra për të bërë ritin mortor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja