Autorët e vrasjes së 24-vjeçarit shqiptar Viktorjan Picaku me origjinë nga Mirdita, janë dorëzuar në polici menjëherë pas atentatit të kryer në sheshin kryesor të qytetit të Barit. 

Sipas mediave italiane ata janë Domenico Patruno, 29-vjeç dhe Domenico Manzi, 21 vjeç, të dy me precendentë të mëparshëm penal. Të dy të rinjtë italianë janë nga provinca e Corato-s në Bari, aty ku ndodhi edhe vrasja e Viktorian Picakut. Sipas medias italiane 21-vjeçari Manzi ka pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar mbi shqiptarin.

Ata kanë dorëzuar edhe armën e krimit një pistoletë me mulli. Sipas dëshmisë së tyre në rajon, dy të rinjtë janë shprehur se nuk kanë pasur për qëllim të vrisnin viktimën por vetëm ta trembnin.

Viktorian Picaku u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në sheshin Abbazia, në Corato të Barit nga dy persona me një motor skuter. Plumbat e shtënë në drejtim të tij e kanë prekur në kohë dhe në mushkëri shqiptarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.