Një nga viktimat e atentatit në Fushë Krujë që ndodhi ditën e sotme, Brilant Martinaj ka qenë i dyshuar për vrasjen e Xhulio Prelës në Lezhë. Xhulio Prela efektivi i policisë është vrarë mbrëmjen e 5 nëntorit të 2020 ku një prej autorëvë dyshohej të ishte Brilant Martinaj, kushëriri Elvis Martinaj.
Intenerari ishte lokalizuar nëpërmjet qelizave telefonike dhe është kryer përafërsisht në orarin kur mendohet se është kryer dhe vrasja e policit. Disa ditë pas ngjarjes së 5 nëntorit, mësohet se Brilant Martinaj u larguar në drejtim të Turqisë, për shkak të problemeve me shëndetin e një familjari.
Policia njoftoi se Prela dhe 2 personat, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës. Burime për Report Tv thanë se ishte akoma e paqartë se kush e ka nisur konfliktin i pari, i cili çoi deri në ekzekutimin e 26-vjeçarit Prela.
Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari ishte nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.
Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshuan se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht. Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori.
Brilant Martinajt iu përmend emri edhe në vrasjen e një ish-efektivi të uniformave blu, 60-vjeçarit Xhelal Reçi, ngjarje që tronditi qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit të vitit të shkuar.
Lajmi kryesor: