Një 31-vjeçar që punon si specialist IT në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, është marrë i pandehur dhe dërguar në gjyq për akuzën e “Pedofilisë”.
Hetimet për Enkel Velajn, janë mbyllur nga prokuroria dhe pritet që shumë shpejt ai të dalë para gjykatës së kryeqytetit për t'u njohur me provat. Prokuroria bëri me dije se arrestimi i tij u bë pas kryerjes së hetimeve proaktive në funksion të procedimit penal të vitit 2015, ndjekur nga Sektori për Krimin Kibernetik.
Nga hetimet ka rezultuar se i ndaluari prej një kohe të gjatë ka shkarkuar, ruajtur, poseduar dhe shpërndarë nëpërmjet përdorimit të aplikacionit dhe rrjetit kompjuterik “eMule” dhe “eDonkey”, materiale si regjistrime filmike video dhe fotografike me përmbajtje pornografike me fëmijë të mitur.
Hetimet për aktivitetin kriminal të kryer nga i ndaluari janë kryer në bashkëpunim me autoritetet policore gjermane nëpërmjet kanalit të bashkëpunimit INTERPOL. Hetimet për këtë rast janë konkretizuar në marrjen të pandehur të Velajt dhe dërgimin e tij në gjyq.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com