Meta uron Lindita Nikollën në krye të Kuvendit, kritika PD që bojkotoi votimin duke grisur fletën: Asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë e kuptim! Do bashkëpunojmë
Presidenti Ilir Meta dhe Kryetarja e Kuvendit LIndita Nikolla
Menjëherë pasi u zgjodh kryetare Kuvendi me 79 vota pro dhe 4 kundër, presidenti Ilir Meta ka uruar Lindita Nikollën, ndërsa nuk ka kursyer kritikat për PD e cila bojkotoi votimin e saj duke grisur fletat në mes të Kuvendit.
"Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë! Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë".
Pasi u betua, Berisha, u largua nga parlamenti duke bojkotuar votimin për kryetaren e re të Kuvendit. Bojkoti u vijua edhe nga deputetët e PD në sallë, të cilët grisën të gjitha fletat e votimit dhe i hodhën në tokë, ndërsa gjatë fjalës së Nikollës filluan t'u binin tavolinave me duar. Vendimi i tyre për të mos votuar është kritikuar nga Meta i cili në reagim thekson se tani nuk duhet të ketë bojkot pasi sipas tij nuk ka vlerë dhe kuptim. Kujtojmë se ndryshe nga PD, Monika Kryemadhi dhe 3 deputetët e tjerë të LSI votuan për kryetaren e Kuvendit, ndonëse të gjithë kundër zgjedhjes së saj.
"Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim! Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, shkruan Meta.
Meta si duket është bërë më paqësor në prag të vendimit të Kushtetues për shkarkimin e tij dhe mes rreshtash nënvizon se do të bashkëpunojë me të për interesin e përbashkët, duke shtuar se sipas tij janë mbyllur 2 vitet më të errëta të historisë parlamentare të vendit. Lindita Nikolla do të zërë vendin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Më një pjesëmarrje prej 137 deputetësh në votim, Nikolla u zgjodh me 79 vota pro dhe 4 kundër, ndërsa procesi i votimit u shoqëruar me incidente nga deputetët e Partisë Demokratike.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DOSJA K/ Si i zhgënjeu Sali Berisha të përndjekurit politikë (VIDEO)
27 Janar, 17:20
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Koncesioni i Sterilizimit/ Beqaj: Gjykimi im politik! Berishën, Vokshin e Vasilin do i thërras në gjyq të ma thonë në sy fjalën “hajdut”
26 Janar, 09:27
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
Cfar pati Meta ! Ndryshoi ?
Përgjigju