26-vjeçari zhduket 2 javë pasi u largua nga puna si lavazhier/ Vëllai rrëfen frikën: Më tha se donin ta vrisnin

TIRANE- Gëzim Luka 26-vjeç është zhdukur pa lënë gjurmë dy ditë më parë teksa ishte duke konsumuar kafe me vëllanë e tij në një lokal në Fushë Krujë. Rasti është denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin Pa Gjurmë nga vëllai i tij, Gazmir Luka. Ai tregoi se Gëzimi ishte larguar pas kishin paguar kafenë në lokalin pranë urës së Fushë Krujës, ndërsa rrëfen se se i vëllai kishte probleme mendore të cilat ishin shtuar më shumë gjatë dy javëve të fundit, pas largimit nga puna si lavazhier. Vëllai tregon se Gëzimi i kishte thënë disa herë se trembej se disa persona donin ta vrisnin.

"U nisëm nga Vora se aty  jetojmë prej 2 vitesh. Shkuam në  Fushë- Krujë se atje donte të shkonte për të pirë kafe  dhe më tha më lër këtu dhe hajde më merr nga ora 10 e darkës... te ura pa shkuar në  Fushë-Krujë ndalova dhe unë të pi një kafe me të, dhe para se të ikja i  dhashë lekët kamarierit, ndërkohë ai doli dhe  u zhduk.... problemet e para i ka shfaqur në moshën 13 vjeçare... kemi bërë edhe denoncim në Vorë. Atë ditë kishte veshur xhinse blu, një xhup te zi, dhe atlete ngjyrë  kafe... nuk ka celular  me vete se e ka thyer atë ditë, ka pasur vetëm 4 mije lek te vjetra me vete...-përfundon i vëllai, Gazmir Luka.

Ndërkohë disa telefonata e zhvendosim vendndodhjen e 26 vjeçarit në qytetin e Shkodrës ku një zonjë pretendon se e ka takuar në zonën e njohur si “Skalja”. Një tjetër qytetar pretendon se e ka parë Gëzimin në të njëjtin qytet, ku një djalë i ngjashëm me Gëzimin i kishte kërkuar edhe para për të blerë kafe.

Të gjithë ata që kanë dijeni për personin e humbur

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë