U zhduk nga burgu, vajza në kërkim të të atit pas 42 vitesh, dëshmitari: U pushkatua

U zhduk nga burgu, vajza në kërkim të të atit pas 42 vitesh, dëshmitari: U pushkatua

Fundi i luftës (1944) përkoi edhe në Shqipëri me periudhën e hakmarrjeve politike, që më pas u transformuan nga regjimi komunist në një sistem të vërtetë qeverisjeje bazuar në arrestimin dhe persekutimin e kundërshtarëve politikë duke filluar me ish-krerët, intelektualët, tregtarët dhe pronarët e tokave. Burgjet që ishin në dispozicion në vitin 1944 ishin tërësisht të pamjaftueshme për të përmbushur kërkesat e reja, kështu qeveria e re e drejtuar nga Enver Hoxha filloi duke përdorur shtëpitë private dhe institucionet publike, si qendra paraburgimi dhe torture.

Në vitet 1944 – 1946 burgjet politike vareshin nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, struktura operative e Ministrisë së Mbrojtjes. Në vitin 1947 të gjitha burgjet kaluan nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme, që ishte përgjegjëse për sigurinë e brendshme. Tetë burgje ekzistuese në Shqipëri iu  rezervuan të burgosurve politikë të cilët përcaktoheshin si “armiq të popullit”, shtatë të burgosurve normal të përcaktuar si “ordinerë” dhe tre burgje ishin të përziera. Me kalimin e viteve regjimi hapi burgje të reja në të gjitha qendrat kryesore, duke i specifikuar ato për të burgosurit politikë dhe burgjet e destinuara për të burgosurit ordinerë.

Qëllimi zyrtar i paraburgimit që i rezervohej të burgosurve politikë ishte “riedukimi dhe rehabilitimi” nëpërmjet vuajtjes dhe punës. Kështu, përveç burgjeve (që ishin të izoluara e të rrethuara me tela me gjemba dhe me ushtarë, brenda të cilave të burgosurit vuanin dënimin e tyre pa punuar) regjimi filloi ndërtimin e kampeve të punës.

Kjo histori e cila na vjen sonte në ’’Pa gjurmë’’ na kthen në kohë vite pas. Liza në kërkim të fatit të të atit. Ishte vetëm dy muajshe kur Gjelosh Kol Deda u arrestua. Historia e persekutimeve në kohën e diktaturës përndoqi jo pak familje në Shqipëri. Sikundër ishte edhe familja Deda, kur më parë xhaxhai i Lizes kishte bërë 9 vite burg në vendin më famëkeq atë të Spaçit. Më herët edhe gjyshi kishte patur të njëjtin fat persekutimi. Fat i cili do të përndiqte dhe vetë Gjelosh Kol Dedës, I cili u arrestua për arsye politike në vitin 1977. Fillimisht ka qëndruar për 9 muaj në hetuesinë e Shkodrës, nën presionin e pyetjeve te vazhdueshme atje, kur më pas do të gjendej në burgun e Spaçit për afro 6 muaj dhe më pas do të zhvendosej në Pukë.

Afro 42 vite më parë kur Liza ishte vetëm 2 muajshe sot është aq vite sa nuk ka patur mundësi të njohë babain e saj. Ai u zhduk nga momenti që u transferua në burgun e Pukës. Një i ri 33 vjecar në atë kohë Gjelosh Kol Deda ishte nga Kllogjeni i Shkodrës. Nuk e pa vajzën teksa rritej dhe sot Liza Kola kërkon të dijë fatin e të atit. Sonte në emisionin 'Pa Gjurmë' telefonoi një bashkëvuajtës i Gjelosh Kol Dedës ku deklaroi se ishte njohur me të në burg dhe se ai u ekzekutua në 1978 në burgun e Pukës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin! Të nxitur nga të verbërit në Tiranë

Rama për protestën para takimit në Londër: Kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin! Të nxitur nga të verbërit në Tiranë