U zhduk nga Vlora 3 ditë më parë, nëna e 17-vjeçarit nuk tregon që është njerka e tij/ Dëshmitarja: Gënjen, djali ka ikur tek nëna e tij në Konispol

Nëna e Saimir Pashajt, Marsela Pashaj deklaroi se i riu doli tri ditë më parë për të pirë kafe, para se të nisej për në punë në sheshin “Omonia” në Vlorë, aty ku dilte çdo ditë. Madje edhe telefonin e ka patur të fikur. Djali i kishte deklaruar të motrës se donte të largohej drejt Sarandës për të gjetur punë, ndërsa këtë gjë nëna e tij Marsela Pashaj e mohoi gjatë lidhjes direkte me moderatoren Odeta Dume, megjithëse tha se në këtë qytet kanë bërë kërkime, si edhe denoncimin në polici.

Në mëngjes më 28 nëntor iku për punë dhe nuk u kthye më në shtëpi. U munduam të lidhemi, por nuk kemi rënë në kontakt me djalin. Telefoni vazhdon të jetë i fikur. Kishte veshur xhiboks dhe një palë tuta të zeza. Asnjë nuk e ka parë prej asaj dite. Në pyetëm edhe tek shokët, por nuk mësuam asnjë adresë’- u shpreh Marsela Pashaj

Gjatë transmetimit Live një qytetare nga Saranda telefonoi redaksinë e ‘Pa Gjurmë’, duke deklaruar se bazuar në të dhënat e të humburit, që u shfaqën në ekran ishte e bindur se këtë djalë e kishte parë në biznesin e saj, në një qendër interneti. Ajo kishte biseduar pak me të, ku ndër të tjera 17-vjeçari i kishte thënë se do të shkonte në Konispol te nëna e tij. 

Djalin që kërkoni unë e njoh shumë mirë. Ai ka shkuar tek nëna e tij në Konispol. Ajo zonja mesa duket po gënjen. Unë e takova mbrëmjen e 28 nëntorit tek qendra e internetit. Qëndroi disa orë duke luajtur dhe erdhi sërisht mëngjesin e 29 nëntorit dhe më tha do iki tek mami im në Konispol’- tha dëshmitarja.

Kjo dëshmi krijoi pak konfuzion, pasi zonja Marsela që u prezantua si nëna e të humburit ndodhej në Vlorë dhe jo në Konispol. Ajo u pyet nga moderatorja Odeta Dume, të sqaronte situatën nëse kishte lidhje kjo dëshmi me 17-vjeçarin.

Unë e kam vërtetë djalin e burrit, por jam nëna e tij. Unë e kam rritur dhe ai nuk ndodhet në Konispol’- u shpreh e irrituar Marsela Pashaj.

Me tone të ashpra debatoi me gazetaren Dume, pse u bë publik ky detaj, por kjo e fundit kërkoi sërish dëshmitaren duke qetësuar njerkën e djalit.

Qëllimi nuk është të flasim për problemet familjare e dashur Marsela. Ne na intereson të gjejmë djalin, por duhet të dimë kush është nëna e vërtetë, sepse të gjithë telefonuesit po na dëshmojnë që Saimiri ndodhet në Konispol’- tha gazetarja.

Kërkimet ende po vazhdojnë për 17-vjeçarin, duke u përqëndruar tek pista e Konispolit. Të gjitha informacionet redaksia e programit i përcolli në polici, për të verifikuar në banesën e nënës.
Nëse e njihni Saimir Pashajn jeni të lutur të kontaktoni në numrat e mëposhtëm:
0 444 17 778
+355 699 55 698

 

Emisioni i plotë i 'Pa Gjurmë' (01.12.21)

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja