TIRANE- Pas denoncimit që erdhi pak ditë më parë në emisionin “Pa Gjurmë”, 10 muaj nga humbja e kontakteve me familjarët e 21-vjeçarit Panjot Dolorezi, nga Londra, mbërrijnë foto ekskluzive që tregojnë transformimin e tij.
Pas publikimit të këtij lajmi reagime të shumta mbërritën në adresë të emisionit Pa gjurmë por edhe në Shqiptarja. com. Emigrantët shqiptarë zbuluan edhe vendndodhje e 21-vjecarit, Panajot Dolorez. Stafi i emisionit “Pa Gjurmë” dhe bashkëpunëtorët tanë në Angli nisën menjëherë verifikimin mbi vërtetësinë e këtyre informacioneve.
Fotoja e shfaqur për herë të parë në emisionin ''Pa gjurmë'' tregon gjendjen aktuale të të riut, i cili prej kohësh jetonte si endacak në rrugët e ‘British Museum’, në Londër .
I ndodhur në gjendje të mjerueshme, Panajoti mësohet se ka kohë që ka rënë pre e lëndëve narkotike, fakt për të cilin flasin dhe dëshmitë që erdhën në ''Pa gjurmë''.
21-vjeçari u largua nga shtëpia pas një zënke të fortë me babanën e tij. Ai humbi kontaktet me familjarët më 14 Janar 2019.
Ai vazhdimisht kishte pasur debate me familjarët pasi kishte shprehur dëshirën për të jetuar i pavarur prej tyre.

Transformimi i Panajot Dolorezit
-
Po policia angleze nuk e gjente dot ? Bravo emisionit shqiptar
Përgjigju -
Po dhe ne londer dhe endacak
Përgjigju-
Emigranti ne angli fshatar budalla!
-
Pse te duket cudi albo siky ka shum shqiptare te tjere ketu qe njohim ne arsyja osht e thjesht bien me depersoion dhe pastaj filloj te gjitha
-











Komente
Komento