Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur një sulm ndaj europarlamentarit Knut Fleckenstein, pasi ky i fundit bëri publik deklaratën e Monika Kryemadhit dje në takimin me delegacionin e Parlamentit Evropian, se ka opozita ka qëllim ndërrimin e pushteteve. Në konferencën përmbyllëse të vizitës në Tiranë, delegacioni i PE-së, kritikoi opozitën për vendimet ekstreme, të djegies së mandateve dhe dhunës në protesta. Sipas PE-së, zgjedhjet ishin legjitime, nuk ka vend për akuza për interesa partiake, dhe se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi qeveria është legjitime.

"U zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI, për arsye se ajo tha vetmë një fjali në fund të takimit, se e kanë marrë vendimin e tyre, që në Shqipëri ka nevojë për ndërrim pushteti,  dhe në rast se ne nuk e kuptojmë këtë gjë nuk është problemi i tyre. Ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në bruksel dhe ata që janë Shqipëri duhet t akuptojnë se në cilën anë ndodhet secili prej nesh", tha ai.

Ndërkohë që pas deklaratës së tij ka ardhur dhe reagimi i ish-deputetëve të kësaj partie. I pari që ka reaguar ishte Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i cili i quajti ambasdorët e huaj në Shqipëri turistë politikë. Vasili deklaroise opozita do qëndrojë e palëkundur dhe do të vendosë në Shqipëri standartet zgjedhore si vendet europiane.

Pas tij ka ardhur dhe reagimi i ish-deputetëve Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj dhe Përparim Spahiu, etj. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Kejdi Mehmetaj: I dashur Knut na lër të bëjmë punën tonë

Kejdi Mehmetaj, ish-deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim , ka reaguar lidhur me qëndrimin e raportuesit për Shqipërinë në parlamentin Evropian, Knut Fleckestein. Ajo i ka kërkuar atij t'i lërë të bëjnë punën e tyre pasi sipas saj ai mendon për zgjedhjet e Majit ndërsa LSI mendon për të ardhmen e Shqipërisë.

"I dashur Knut. Shqiperia eshte shtepia ime dhe une pres nga qeveria ime, asgje me pak nga sa prisni ju nga qeveria juaj ne Gjermani. As nuk dua ta imagjinoj cfare mund te ndodhte ne vendin tuaj, nese qytetaret do te vuanin vetem nje perqindje te vogel te asaj qe vuajne shqiptaret. Te lutem na ler te bejme detyren tone. Ju po mendoni per zgjedhjet e Majit, ne po punojme per te ardhmen e Shqiperise", shkruan Kejdi Mehmetaj

Ora 13:35
Braimllari akuza ndaj Fleckenstein: Pse nuk raportove kur Shqipëria mbushej me drogë

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari i ka quajtur raportuesin për Shqipërinë në parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, miratues i qeverisë së krimit të organizuar. 

"KNUT miratues i qeverisë së krimit të organizuar.
KNUT ky YES MAN i qeverisë Rama.
Pse nuk foli dhe raportoi në BE kur Shqipëria mbushej me drogë, kur krimi i organizuar kontrollon çdo qytet të Shqipërisë, kur del hapur në çdo përgjim që Edi Rama përdor kriminelët për të vjedhur votat e shqiptarëve. Kur Edi Rama i bëri thirrje policisë së shtetit të hiqte kapelet dhe të bënte fushatë per Rilindjen duke shkelur rëndë ligjin e policisë së shtetit dhe Kushtetutën e vendit. Kur Edi Rama vjedh hapur te Unaza e Re në kurriz të qytetarëve të këtij vendi. Kur shkel Kushtetutën e vendit me zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, për ligjin klientelist të Teatrit. Për ministrat e tij të zhytur në korrupison dhe në krim. 
Kjo thjesht të bën bashkëpunëtor me një kryeministër hajdut dhe kriminel ne kurriz te shqiptareve"
, shkruan Braimllari.

Ora 13:26
Spahiu: Knut mos u bëj zonja e parë e qeverisë së drogës

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Saphiu e ka quajtur Knut Fleckeshtein zonja e parë e qeverisë së drogës. Ai tha se as qeveria e vendi të tij nuk e do një gjë të tillë.

"Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës.

As qeveria e vendit tënd nuk e do!

Bëj durim për kaq kohë sa të ka ngel, deri në Maj", shkruan Spahiu.

Ora 13:25
Vasili: Fleckenstein turist politik, do pastrojmë turbullimet nga paratë e pista

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reagur pas deklaratës së Knut Fleckenstein se ishte zhgënjyer nga qëndrimi i Krymadhit në mbeldhjen e djeshme. Ai i quajti ambasdorët e huaj në Shqipëri turistë politikë  dhe deklaroi se opozita do qëndrojë e palëkundur dhe do të vendosë në Shqipëri standartet zgjedhore si vendet europiane.

“Shqipëria nuk mund të ketë një standard si vend i dorës së tretë dhe të katërt, i përbuzur, që shërben si vend për të rrëmbyer para, për të rrëmbyer honorare, dieta shërbimesh, siç vijnë dhe ikin këta turistë politikë.

Për këtë opozita është në rrugë dhe nuk do të lëvizë nga rruga, dhe do të ketë një shami në dorë për të pastruar sytë e turbulluar të të gjithë euorodeputetëve të cilët e shohim që kanë paqartësi për të parë, për shkak të disa parave të pista.

Opozita është e palëkundur të mos bëjë asnjë kompromis për të gjitha këto të vërteta. Opozita nuk do pranojë kurrë që nëse në zgjedhjet në europë nuk lejohet të prekët asnjë votë me dorë, të thonë se ky standard është i mirë në Shqipëri, në Europë të dënojnë korrupsionin qoftë dhe për një sanduiç të papaguar, ndërkohë që votat e deputetëve shqiptarë blihen nga krimi i organizuar, dhe eurodeputetët thonë s’ka gjë se është mirë për Shqipërinë.

Asnjë standard që është i papranueshëm për europën, do të jetë i papranueshëm edhe për ne.

Shqipëria si e gjithë Europa, standarde dhe zgjedhje siç behën në Gjermani, ashtu do të jetë edhe këtu”, deklaroi Vasili.