U zunë për shtëpinë, nusja kërkon mbrojtje nga vjehrri 80 vjeçar 

Nusja 41 vjeçare u dhunua psikologjikisht nga vjehrri i saj 80 vjeçar.

Ngjarja u shënua dy ditë më parë, në fshatin Skroskë të Elbasanit. 41 vjeçarja L.P. mësohet se ka ngritur një padi ndaj vjehrrit të saj 80 vjeçar, ndërsa policia plotësoi menjëhërë urdhër mbrojtjen për 41 vjeçaren.

Ndërkohë, vjehrri i kësaj të fundit dyshohet se ka ushtruar edhe dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit.

Burimet nga policia e Elbasanit, bënë të ditur se debati ka lindur për çështje pronësie. Po ashtu, burimet saktësuan se bëhej fjalë për ndarjen e dhomave të banesës ku jetonte i akuzuari bashkë me 41 vjeçare. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve