/ATSH-AFP/ - Përfaqësuesit e Japonisë, Koresë së Jugut dhe SHBA-së ranë dakord për rritjen e presioneve ndaj Koresë së Veriut, që ajo të heqë dorë nga armët bërthamore duke përfshirë këtu sanksionet shtesë dhe gjithashtu duke i lënë portën hapur diplomacisë.
Tre të dërguarit, të cilët folën pas bisedimeve tri palëshe në Seul përmendën rëndësinë e progreseve të bëra nga Koreja e Veriut përsa i përket programeve balistike dhe bërthamore.
"Ne kemi rëndë dakord mbi rëndësinë e rritjes së presioneve dhe sanksioneve kundër Koresë së Veriut edhe pse të gjitha mundësitë diplomatike mbeten mbi tryezë", theksoi i dërguari amerikan për Korenë e Veriut, Sung Kim.
Diskutimet me koreanojugorin, Hwang Joon-Kook dhe japonezin, Junichi Ihara zgjatën rreth tre orë. Bëhet fjalë gjithashtu për të diskutuar lidhur me mundësitë për rifillimin e bisedimeve që parashikojnë marrjen nga Pheniani të braktisjes së programit të armatimeve bërthamore dhe që janë ndërprerë që prej fundit të vitit 2008.

LAJMET MË TË VLERËSUARA