Universiteti Bujqësor i Tiranës po merr dita ditës pamjen e një oazi të vërtetë, jo vetëm arsimor, por edhe çlodhës për banorët e Njësisë 11.
Krahas punimeve për ndërtimin e rrugëve dhe trotuareve të brendshme të këtij universiteti, Bashkia e Tiranës ka përfunduar edhe lulishten përpara Rektoratit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe ka rehabilituar lulishtet mes godinave ku jepet mësim.
(Universiteti Bujqësor i Tiranës)

Gjithashtu punimet kanë përfshirë edhe sheshet të cilat janë shtruar me pllaka, si dhe janë bërë të gjitha punimet nëntokësore.
Me investimet e fundit të kryera, ky kampus universitar ka pësuar një transformim total, duke u kthyer në një hapësirë të mirëfilltë rekreative si për studentët ashtu edhe për banorët që i shfrytëzojnë këto hapësira për të kaluar kohën e lirë.
(Universiteti Bujqësor i Tiranës)
Komente
