‘Udhëhiqni ju gjenerata e TikTok’, Rama: Vetëm PS e integron Shqipërinë në BE, s’ka rëndësi kush ulet i pari në tryezë, mund të jetë edhe socialiste

 

Më 11 maj, kryeministri Edi Rama thotë se PS duhet të marrë një mandat edhe më të thellë me qëllim që mos të luhatet procesi i integrimit në BE. Mandati i katërt, thotë Rama, është esencial, sepse pikërisht në këtë mandat mbyllet procesi i negociatave dhe më pas thotë në 2029 thjesht ‘ratifikohet’ integrimi në familjen e madhe europiane.

Rama tha me ndjekësit në rrjetet sociale, se s’ka pikë rëndësi se kush do jetë i pari që do ulet tek emri ‘Albania’ në BE, edhe pse tha se beson se do jetë socialit ose socialiste. Me batuta kreu i qeverisë thotë se kushdo që të jetë do e marrë përdore dhe do e ulë atje dhe di i thotë “vazhdoni ju brezi i TikTok udhëhiqni Shqipërinë”.

“Kur në bëmë këshillimin e gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, 95% prej tyre thanë të mbyllet. Patjetër që 95% e prindërve dhe mësuesve nuk janë socialistë. Një pjesë e mirë e tyre nuk votojnë për ne, një pjesë e tyre janë akoma nën efektin e kënetës, por kur erdhi puna te fëmijët nuk pyetën fare. Interesin e fëmijëve e vunë para tifollëzkut partiak. Ky është 11 maji, interesi i Shqipërisë është para tifozllëkut partiak. Nuk ka pikë rëndësi, më pëlqen apo jo Rama, unë dhe PS ta garantojmë që mbyllim negociatat për të gjitha llojet e niveleve që kemi pasur në raport me Europën. Nuk ka pasur asnjë udhëheqës Shqipëria që udhëheqësit e Europës t’i këtë në celularin  e vet. Kjo është histori për libra, jo për t’u treguar sa kohë jam unë në detyrë. Pse e them këtë? Se s’duhet të kemi asnjë luhatje. Këtu nuk është çështje a do të fitojë PS artimetikisht. Nuk diskutohet, por çështja është që PS të marrë një mandat të fortë që mos të ketë asnjë luhatje. Pastaj s’jam unë në 2029, kemi kry punë ne. Ratifikimi merr një 2-vjeçar, unë besoj se do bëhet edhe më shpejt, por kemi kry punë ne. A jam unë që shkoj atje dhe ulem për herë të parë tek ajo Albania, apo është dikush tjetër, nuk ka pikë rëndësie, por do ta vë atë Albania aty. Do ta marr përdore kushdo të jetë, besoj do jetë socialist, mund të jetë edhe socialiste. Por do e marr për dore dhe do u them vazhdoni ju gjenerata e TikTok drejtoni Shqipërinë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Integrimi në BE ekzistencial, s’mund të jemi delja që e ha ujku! S’ka rëndësi nëse s’ulem unë i pari në tryezën e Unionit, mund të jetë edhe një socialiste


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen