Udhëtim në kohë, pullat postare dhe rrugëtimi i pandalshëm i Posta Shqiptare

Udhëtim në kohë, pullat postare dhe rrugëtimi i pandalshëm i Posta Shqiptare

Të kthehesh pas më 5 maj të 1913-s, pa rrëfime të ngjyrosura, por me simbolin më të vyer të historisë së Shqipërisë: pullat postare. Me to, përjeton gjithashtu rrugëtimin 110-vjeçar të Postës Shqiptare; kupton thellësisht konsolidimin e shërbimeve të saj postare, konkretisht se çfarë e bën të jetë shoqëria më e madhe tregtare në vend.

Bëhet fjalë për shumë emisione pullash, me tipare unike e shprehëse. Koleksionistët ndajnë të njëjtin mendim përsa i takon pasurisë së çmuar të Postës Shqiptare. Sipas tyre, pullat gëzojnë tematika spikatëse, të cilat pasqyrojnë më së miri jo vetëm historinë, por edhe trashëgiminë natyrore e kulturore të Shqipërisë.

Rrugëtimi drejt së ardhmes është i pandalshëm, sikurse puna e vazhdueshme e Postës Shqiptare për të tjera emisione pullash, cilësore e plot vlera. Është treguar kujdes që temat kombëtare të zënë vendin më të madh në emëtimin e tyre; figurat atdhetare gjithashtu zënë hapësirë të rëndësishme. I njëjti përkushtim shfaqet për emisionet “Flora” dhe “Fauna”, por edhe për evenimentet, aktivitetet dhe figurat e shquara ndërkombëtare nën ciklin e emisionit “Europa”.

Paraqitja e pullave s’mund të cilësohet veçse dinjitoze, jo vetëm për shkak të futjes së elementeve të reja filatelike, por edhe nga ana cilësore e kompozicionale.Larmishmëria e tyre, është impresionuese. Pikërisht për këtë arsye - që shoqëron misionin e Posta Shqiptare për t’i folur gjeneratave të reja të vërtetën e rrënjëve të tyre - është ngritur një hapësirë e dedikuar, ku ekspozohen pullat e emëtuara ndër vite, si dhe objekte të vjetra autentike të Postës.

Posta Shqiptare nuk është thjesht një institucion që ofron shërbime utilitare. Angazhimi i saj në ruajtjen dhe pasurimin e pullave postare, edhe në sajë të ngritjes së një galerie të kuruar, e dëshmon më së miri këtë.
Posta Shqiptare kontribuon me perfeksionizëm për mirëqenien e qytetarëve dhe të vendit, duke mos harruar se njohja e së shkuarës parashtron të ardhme premtuese. Për të gjithë ju të interesuarit, mund t’i drejtoheni sektorit filatelik dhe porositë tuaja mund t’i dërgoni me email në adresën fizike, ose në email-et e shkruara në website-n e Posta Shqiptare.

#Shpejt #Sigurt #Kudo
Posta Shqiptare

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë