Në të gjitha prerjet e monedhës kineze, që nga një deri në 100 jen ka vetëm një fytyrë. Është ajo e “timonierit të madh”. Ndërkohë Tien An Men duket si i futur në morsë. Sheshi ku vendoset pushteti është rrethuar nga mauzoleu i Maos, Asambleja Kombëtare dhe Qyteti i ndaluar. Për të hyrë në këtë të fundit , rezidencën mbi dymijëvjeçare të perandorëve të vjetër dhe të rinj të Kinës, duhet të kalosh nën shikimin hijerëndë të një portreti gjigand të udhëheqësit komunist. Duket sikur Mao ende kontrollon gjithcka. Ky është iluzioni i parë dhe më i madh që pëson, pasi ke shkëmbyer dollarët në hollin e hotelit dhe instiktivisht këmbët të çojnë drejt zemrës së qytetit.
/Shqiptarja.com









