1300 njerëz mbetën të bllokuar për disa orë në një anije në brigjet perëndimore të Norvegjisë që prej ditës së shtunë. Anija “Sky Viking” humbi kontrollin vetëm pak minuta larg shkëmbinjve duke rrezikuar përplasjen.
Fatmirësisht të gjithë pasagjerët shpëtuan, ndërsa shumica e tyre ishin shtetas britanikë dhe amerikanë.
Situatën e kanë vështirësuar dhe varkat e shpëtimit pasi disa prej tyre ishin në kushte të këqija, duke detyruar kthimin mbrapa të pasagjerëve.
Anija “Sky Viking” lëvizi drejt portit më të afërt me ndihmën e rimorkiatorëve.
Komento