Aeroplani Air Force One ku udhëtonte presidenti i SHBA, Donald Trump drejt Zvicrës ndryshoi kurs mbi Atlantik dhe u kthye mbrapsht për shkak të një problemi të vogël elektrik.
Sipas mediave amerikane Trump do të hipë në një aeroplan tjetër dhe do të fluturojë për në Davos ku sot do të mbajë fjalën në forumin Ekonomik Botëror.
Para udhëtimit Trump i ka dyfishuar kërcënimet për të marrë kontrollin e Groenlandës, duke thënë se nuk ka kthim pas.
"Ndoshta mund të gjejmë një zgjidhje me Evropën", tha Donald Trump në një intervistë për NewsNation.
"Ndoshta edhe në Davos në ditët në vijim", shtoi ai.
Groenlanda, përsëriti presidenti, është "e rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare, por edhe për sigurinë ndërkombëtare. Ne po ndërtojmë Kupolën e Artë dhe Groenlanda e bën atë shumë më efektive".
lajm në përditësim...
Komente







