Ministria e Arsimit ka nxjerrë të enjten në Fletoren Zyrtare një udhëzim të ri që rregullon procedurat e pranimit, të emërimit në një vend të lirë pune dhe të lëvizjes paralele të mësuesit në arsimin parauniversitar. Pas rregullave të përgjithshme që “Shqiptarja.com” botoi në numrin e djeshëm, sot zbardhen disa detaje të rëndësishme të këtij udhëzimi.
Dy tabela shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me emërimin e mësuesve të rinj por edhe me shkarkimin e mësuesve aktualë nga puna publikohen sot. Tabela e parë që në duhësim quhet “Shtojca 2” përmban kriteret dhe skemën e vlerësimit të dosjeve të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit. Ku jepen në mënyrë specifike se sa pikë mbledh çdo kandidatë, duke filluar nga nota mesatare, shkallët e kualifikimit, gjuhët e huaja dhe deri tek certifikatat e trajnimeve. Ndërsa tek tabela e dytë “Shtojca 2.1” jepen kriteret dhe skema e vlerësimit të dosjeve të kandidatëve për rastin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës të mësuesve, për shkak të mungesës së ngarkesës mësimore. Në këtë rast veç vlerësimit me pikë që nis nga nota mesatare, shkallët e kualifikimit, gjuhët e huaja, certifikatat e trajnimeve shtohet edhe vlerësimi nga përfaqësuesit e prindërve e deri tek vlerësimi nga psikologu e punonjësi social i institucionit. Për të bërë këtë vlerësim bazuar mbi këto tabela udhëzimi sqaron se me këtë merret Komisioni i Vlerësimi të Dosjeve.
Komisioni i Vlerësimi të Dosjeve
DRAP krijon Komisionin e Vlerësimit të Dosjeve me këtë përbërje: a) drejtori i DRAP (kryetar); b) një përfaqësues i sektorit të burimeve njerëzore, shërbimeve dhe statistikës (anëtar); c) dy përfaqësues të sektorit të kurrikulës dhe zhvillimit profesional (anëtar); d) një mësues nga shkollat nën juridiksion të DRAP-së, i cili ka të paktën kategorinë e kualifikimit “Mësues specialist” dhe vlerësohet për profesionalizëm e korrektësi në ushtrimin e profesionit (anëtar); e) një përfaqësues i prindërve (anëtar); f) një psikolog ose punonjës social që mbulon shkollat nën juridiksion të DRAP-së (anëtar);
Komisionin e Vlerësimit të Dosjeve, ose KVD zbaton rregulloren e brendshme të tij, të miratuar nga drejtori i DRAP-së dhe zbaton këto detyra: a) administron dokumentacionin e kandidatëve për mësues; b) njofton përfaqësuesit e bashkisë për pjesëmarrje, si dhe përfaqësuesit e sindikatave, si vëzhgues në mbledhjet e komisionit; c) shqyrton plotësimin e kritereve ligjore të çdo kandidati për të ushtruar profesionin e mësuesit; d) vlerëson me pikë, sipas shtojcës 2, dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët; e) shqyrton rastet e mbartjes së pikëve apo të përditësimit të dosjeve sipas deklaratave të kandidatëve; f) harton listën për çdo profil/lëndë sipas çdo ZVAP-je me ID-të përkatëse; g) publikon në faqen elektronike zyrtare, pikët e dosjeve për çdo kandidat, me ID-në përkatëse, sipas profileve, për çdo ZVAP që ka në varësi; h) pajis çdo kandidat me formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar, sipas shtojcës 3 të këtij udhëzimi, nëpërmjet ZVAP. i) dërgon elektronikisht dhe zyrtarisht në DPAP listën përfundimtare me pikët e dosjes të çdo kandidati sipas profileve dhe kandidatëve të skualifikuar. 4. Skema e vlerësimit të dosjes së kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit përcaktohet në shtojcën 2, tabelën e të cilës “Shqiptarja.com” e publikon sot të plotë.
*Lajmin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të Shqiptarja.com print
KAne ndertuar skema piramidale per te zhvatur mesuesit e gjore dhe tani i kercenojne me procedura qe nuk i merr vesh as ai qe i ka firmosur!!
Përgjigju