Nga klasa e 6-të maska me detyrim, nxënësit me shoqërues në tualet, distancë 2 m! Udhëzimi për hapjen e shkollave: Çdo ditë duhet të plotësohet formulari (E PLOTE)

TIRANE-Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin që përcakton rregullat për hapjen e shkollave që nisin në 31 gusht për ata që humbën mësimin online gjatë kohës së pandemisë dhe 14 shtator që fillon viti i ri shkollor. Të gjithë nxënësit do të hyjnë në shkollë me radhë me një largësi 2 metra nga njëri tjetri. Nxënësve do u matet temperatura dhe nëse kanë simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njoftohet mësuesi kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo. Justifikimi i mungesave tani do të bëhet vetëm nga mjeku i familjes.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë nxënësit në momentin e hyrjes në shkollë duhet të jenë të gjithë të pajisur me maska me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre për higjenën e hundëve. Pas hyrjes në shkollë, nxënësve nuk do u lejohet që të dalin më nga godina dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës. Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës.

Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, do të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre.  Ashtu si hyrja edhe dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik si me lart (jo më pak se 1.5 metra),nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe të punonjësve të tjerë të shkollës. Drejtimi i vendosjes së fëmijëve vetëm në një kah apo një drejtim, njëri pas tjetrit. Nxënësit që nuk zbatojnë këtë rregullore, trajtohen me masë disiplinore nga Komisioni i Etikës dhe i Sjelljes.

Nga klasa e gjashtë me detyrim
E ndërsa për hyrjen dhe daljen nga shkolla maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë, situata ndryshon kur nxënësit futen në klasë dhe janë në orën e mësimit. Nxënësve të ciklit të ulët 9 vjeçar (nga klasa e parë deri në klasën e pestë, 6-11-vjeç) u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit. Ndërsa gjatë aktiviteteve jashtë orëve të mësimit në ambientet të shkollës e kanë të detyruar që ta mbajnë maskën. Ndërkohë që nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar (nga klasa e gjashtë në të nëntë) dhe të mesëm (gjimnazi) duhet të mbajnë maskë në ambientet e brendshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambientet e shkollës, pra me detyrim.

(Kliko këtu) Udhëzimi i plotë për masat anti-COVID në insitucionet arsimore

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Masat anti-COVID, këto janë detyrat që duhet të bëjë drejtori i shkollës

Detyrat kryesore në zbatimin e protokollit anti-COVID e kanë drejtuesit e institucioneve arsimore, të shkollave që duhet të menaxhojnë situatën. "Ngrenë grupe pune dhe hartojnë planet e veprimit për menaxhimin e situatës, garantimin e standardeve dhe respektimin e rregullave të përcaktuara më këtë rregullore. Monitorojnë pajisjen e nxënësve dhe të stafit me mjetet mbrojtëse, si: maskë, xhel dezinfektues për përdorim personal (sipas mundësive). Mbajnë kontakte, përmes komunikimit elektronik, me njësinë e vetëqeverisjes vendore, njësinë e mbrojtjes së fëmijëve, strukturat e Shëndetit Publik, Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese për ecurinë e procesit mësimor. Për çdo fëmijë i cili paraqet probleme shëndetësore, si p.sh rritje të temperaturës etj., apo ka njoftim nga prindi, ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID-19 si dhe nëse prindi përkatës është i sëmurë apo ka patur kontakte me COVID-19 lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) dhe strukturën përkatëse në këto njësi. Për cdo mësues apo personel tjetër të shkollës i cili paraqet probleme shëndetësore si p.sh. rritje të temperaturës etj. apo ka njoftim se ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID19 lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) dhe strukturën përkatëse në këto njësi. Drejtuesit e strukturave arsimore duhet të ndjekin me rigorozitet protokollin e kontrollit të riskut të miratuar nga autoritetet shëndetësore. Rezervojmë të drejtën të rivlerësojmë elementët e këtij udhëzuesi në rast të ndryshimeve epidemiologjike të COVID-19" thuhet në protokoll.

Ora 12:51
Detyrat e prindit në rregulloren anti-COVID, plotëson formularin, por s'futet në shkollë

Në rregulloren për masat anti-COVID në shkolla, prindi duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore, por nuk lejohet që të futet në ambientet e shkollës. "Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike tek mësuesi apo mësuesi kujdestar këtë rregullore. Plotëson formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar. Në rast nevoje për komunikim me mësuesin, drejtuesi përdor komunikimin elektronik dhe në rastet e planifikuara takimet ballë për ballë. Në rastet e shoqërimit të fëmijës/fëmijëve në shkollë, nuk futet brenda mjedisit të shkollës për çfarëdo arsyeje që mund të paraqesë".

Ora 12:50
Rregullat anti-COVID, MSH: Roja me maskë, nuk duhet të lejojë askënd të futet në shkollë

Oficeri i sigurisë në shkollë duhet që të paraqitet në institucionin arsimor në orën e përcaktuar nga drejtoria e shkollës, ku i janë sanksionuar disa detyra sipas protokollit anti-COVID. "Roja/oficeri i sigurisë të mbajë gjatë gjithë orarit të punës maskën, dorezat dhe solucione dezinfektuese. Roja nuk lejon prezencën e prindërve dhe çdo individi tjetër brenda në institucion (me përjashtim të nxënësve dhe personelit të deklaruar të institucionit arsimor). Çdo kërkesë për komunikim me drejtuesin e institucionit të bëhet nëpërmjet numrit të kontaktit të drejtorit ose të stafit drejtues. Kryen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mesuesit dhe sanitaret.

Ora 12:39
Rregullat anti-COVID, sanitaret me maskë, pastrojnë tualetet çdo 30 minuta (Detyrat)

Protokolli i shëndetësisë për hapjen e shkollave përcakton edhe rolin e sanitareve në shkollë. "Personeli ndihmës paraqitet në institucionin arsimor në orën e përcaktuar nga drejtoria e shkollës. Sanitaret të mbajnë gjatë gjithë orarit të punës maskën dhe solucione dezinfektuese. Korridoret pastrohen çdo dy orë. Tualetet pastrohen e dezinfektohen çdo 30 minuta. Rezervuarëve të ujit që mund të ketë shkolla, u hidhet klor sipas udhezimeve përkatëse çdo ditë. Dorezat e dyerve dhe dritareve të çdo klase dhe mjedisi pune si dhe parmaket e shkallëve dhe vende të tjera pastrohen dhe dezinfektohen sa më shpesh. Largimi nga institucioni arsimor bëhet pas përfundimit të pastrimit dhe dezinfektimit të çdo mjedisi të tij. Kryen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mesuesit".

Ora 12:35
Rregullat anti-COVID, përcaktohen detyrat e mësuesit në shkollë

Në protokoll përcaktohet se mësuesi duhet të paraqitet në shkollë përpara ardhjes së nxënësve në orën e përcaktuar nga drejtoria. "Mësuesit e kujdestarisë ditore/javore paraqiten në shkollë në orë orën e përcaktuar nga drejtoria e shkollës. Stafi mjekësor i shkollës (mjeku/infermierja e shkollës), ose personeli i shkollës i caktuar nga drejtori dhe i trajnuar për veprimet e mëposhtme, kryen për çdo nxënës procedurën si më poshtë:

Mat temperaturën me termometër digjital.

Spërkat solucion dezinfektues me përmbajtje 70% alkooli në duart e nxënësve 

Kontrollon nëse çdo nxënës është i pajisur me maskë.

Mësuesi mban gjatë orarit zyrtar maskën dhe solucione dezinfektuese.

Gjatë orës së mësimit, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit.

Mësuesi i arsimit fillor largohet nga institucioni vetëm kur klasa e tij mbaron procesin

mësimor. Mësuesi i AMU-së dhe AML-së largohet nga institucioni vetëm me miratim të drejtorit të shkollës".

Ora 12:34
Çdo ditë nxënësit duhet të plotësojnë formularin, klasat dezinfektohen pas mësimit

Ministria e Shëndetësisë kërkon që të kryhet dezinfektimi i çdo klase, çdo ditë. "Pas përfundimit të proccesit mësimor, të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese. Dezinfektimi i mjediseve të brendshme dhe të jashtme të shkollës duhet të kryhet pas procesit mësimor 2 herë në javë. Në ambientet e shkollës do të pranohen vetëm nxënësit apo prindërit (në rastet e nxënësve

të ciklit fillor) që do të firmosin rregulloren mbi parandalimin e perhapjes se COVID-19. Përpara se të rifillojnë mësimin në ambjentet e shkollës sipas rregulloreve të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nxënësit duhet të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit për situatën e tyre shëndetësore dhe të familjarëve të tyre, e cila shërben për të hetuar paraprakisht mundësinë e një vatre infeksioni COVID-19. Nxënësit që nuk zbatojnë rregulloren, trajtohen me masë sipas rregullores së shkollës".

Ora 12:31
Aktivitetet sportive dhe artistike jo më shumë se 10 nxënës

Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë aktivitetet në ambientet e shkollës, sportive e artistike duhet të kryhen në grupe jo më shumë se 10 persona dhe duke ruajtur distancimin fizik. Gjithashtu duhet të jenë të afishuara në të gjitha ambientet e shkollës postera mbi masat e parandalimit të infeksionit COVID-19 dhe postera me mesazhe të qarta dhe të thjeshta. Shëndetësia kërkon që të vendosen postera të veçantë për mënyrën e larjes së duarve dhe mbajtjes së maskës. Në hyrje dhe dalje të ambienteve të shkollës, rekomandohet të vendoset një higjenizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%, i cili duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm.

Ora 12:26
'Shpëtojnë' nxënësit, ndalohen mbledhjet me prindërit në shkollë

Në protokollin e ministrisë së Shëndetësisë për shkollat përcaktohet që takimet dhe mbledhjet ballë për ballë janë të ndaluara. "Klasat duhet të kenë aq nxënës sa lejojnë distancimin jo më pak se 1.5 metra nga njëri nxënës tek tjetri. Janë të ndaluara takimet dhe mbledhjet ballë për ballë në ambientet e shkollës. Nëse nxënësi manifeston gjëndje stresi dhe ankthi, ai i drejtohet shërbimit psiko-social të shkollës nëpërmjet mësuesit kujdestar dhe “Këndit të psikologut” online pranë DRAP-së. Në një klasë apo sallë laboratori të mos qëndrojnë më shumë nxënës se sa mund të qëndrojnë në atë mjedis duke respektuar distancimin social dhe fizik" thuhet në protokoll.

Ora 12:23
Kujdesi për higjienën; Nxënësit të lajnë duart sa herë të prekin hundën, sytë dhe gojën

Ministria e Shëndetësisë u kërkon strukturave të arsimit që të shpërndajnë mesazheve sensibilizuese për të ndërgjegjësuar nxënësit dhe që të mbahen në komunikim të vazhdueshëm për rëndësinë që ka distancimi fizik dhe higjiena personale në ambientet brenda dhe jashtë shkollës. Nxënësve duhet t’u flitet çdo ditë për rregullat e higjienës, larjen e duarve, mënyrën e kollitjes, teshtitjes dhe mbajtjen e maskës. Çdo nxënës në shkollë duhet të lajë duart pas çdo veprimi që mund të përbëjë rrezik për përhapjen e virusit: prekja e hundës, syve, gojës, etj. Në protokoll kërkohet që të minimizohet prekja e herë pas hershme e maskës, të kihet kujdes që gjatë heqjes të kryhet nga pjesa e pasme e maskës si dhe larja e menjëhershme e duarve apo përdorimi i dezinfektantëve në fund të këtij procesi. Duhet të sigurohen nga struktura arsimore: uji i rrjedhshëm, sapuni i lëngshëm, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në të gjithë ambientet e shkollës. Gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës, çdo individ duhet të mbajë detyrimisht maskë (sipas specifikimit të grupmoshave). Dritaret duhet të mbahen të hapura, ose të paktën klasat të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit.

Ora 12:21
Keni një shqetësim në shkollë? Ja ku duhet të drejtohet nxënësi

Në bazë të protokollit të ministrisë së Shëndetësisë komunikimi, në rast nevoje, i nxënësit me drejtuesit, sekretarinë dhe stafin mësimor do të kryhet nëpërmjet mësuesit përgjegjës të katit, duke respektuar distancimin social e fizik dhe rregullat e tjera të përcaktuara me lart. Mund të jetë edhe nëpërmjet telefonit apo kompjuterik, kur nxënësi nuk ndodhet në klasë. Nuk do të përdoren sende personale të panevojshme për procesin mësimor. Nuk do të kontaktohen personat që mund të jenë të pranishëm në mjediset e shkollës.

Ora 12:16
Rregullat për vitin e ri shkollor, vetëm një tualet, distancë në korridor

Lëvizja e nxënësve në klasa, laboratorë, palestra dhe nëpër korridore duhet të jetë e përcaktuar në mënyrë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve që lëvizin në të. Kjo do të thotë, p.sh., nxënësit e klasës I ª do të hyjnë vetëm në sallën e përcaktuar për nxënësit e kësaj klase, do të përdorin vetëm tualetin në korridorin ku ndodhet klasa e tyre, pa u takuar asnjë moment me nxënës të klasave të tjera. Rregullat për lëvizjen e nxënësve duhet të jenë të afishuara në ambientet e klasave dhe në korridore. Nuk lejohen qëndrimet në korridore. Nxënësit të mbajnë largësinë minimale të paktën 1.5 metra nga njëri-tjetri kur lëvizin në korridore.

Ora 12:15
Nxënësi me shoqërues në tualet, mësim edhe në oborr, s'ka ushqim në klasë

Ministria e Shëndetësisë u kërkon të gjithë mësuesve që të sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe t’i mbajnë rregullisht ato. Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit përveç rasteve kur i duhet të përdorin tualetet. Në këtë rast nxënësi duhet të shoqërohet, por nuk specifikohet se cili do të jetë mbikëqyrësi. Kur është e mundur, praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme. Nuk lejohet ushqimi në klasë.

Ora 12:13
Masat anti-COVID/ Qëndrimi në klasë 1.5 metra larg, mësuesi disatancë 2 metra

Mësuesi duhet që të qëndrojë në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 2 metra. Brenda klasës nxënësit duhet që të qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.

Ora 12:13
Transporti i nxënësve, masa edhe për autobusët

Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se transporti i nxënësve që kryet me mjetet të transportit të dedikuara ose publik, duhet të mbahet maska gjatë gjithë kohës së transportit (vajtje-ardhje) dhe këto mjete duhet t’i nënshtrohen rigorozisht udhëzuesit për transportin.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralla ziura nje gale: 24/08/2020 08:46

    Mesa duket edhe ne shkolla do te zbatojne nje regjim te ngjashem me regjimin Bis 41 qe kane filluar te zbatojne ne burgje.

    Përgjigju
    • Filoni: 24/08/2020 09:30

      I ke ra n'kok

  • Free: 23/08/2020 23:39

    Po si do i mbani mbyllur ne klase dhe do perballeni me stresin ditor. Minj lab do i beni femijet? Shkurtini orarin dhe jepuni vetem nesimin dhe bejini teste me frekuente per notat. Ne kte menyre e ndani ne turne.

    Përgjigju
    • Athina: 26/08/2020 18:17

      Shkolla do happen 3-4 turne

  • Palermo: 23/08/2020 15:11

    Lojë e rrezikshme shumë kjo e hapjes së shkollave...gjithsesi, funksionon apo jo, nëse dikush kap Covid ne shkollë është shumë e lehtë të fajësosh ligjërisht shkollën (shtetin) dhe të kërkosh dëmshpërblim në gjykatë. ( me shpresën që covidi nuk të terminon)

    Përgjigju
  • Teli: 23/08/2020 15:05

    Udhezim sa per sy e faqe. Sa per te thene qe morem masa. Cdo gje per politike. Cfare buxheti shtese u dha per kete gje. Cfare trajnimi u behet mesueseve militante. ??!!! Po mjaft me demagogji. Po nuk u be reforma ne administrate asgje nuk ka vlere. O edi rama. Po nuk ndalove ti se beri korupsion askush sndalon. Ndaj eshte koha te thuash ti vete ...stop. Per veten tende. Qe te detyrohen te tjeret te ndalojne se ndryshe aha llafe boshe do ngelet dhe historia sdo te mbaj mend per pallatet e lyera. Histroia mban mend ate qe ben ndryshimin e madh qe eshte gati te humbe dhe pushtetin per hir te se mires per vendin. Ndersa ti o km do ti mbash te dyja. Por ajo gje sbehet. Humbe pushtetin me vetedije por futu ne histori me vlera dhe zhdukje e korupsionit. Keshtu do mbahesh mend.

    Përgjigju
    • Athina: 26/08/2020 18:16

      Shkolla do hapen

  • Riku: 23/08/2020 12:34

    Kush do e ofroj maskat perdite?? Alkoolin e duarve. Po cthua. Do mbajne distancen ne klase dhe do luajne kaladibrace pas shkolle. Hahaha

    Përgjigju
    • Nedu: 26/08/2020 07:29

      Hahaha e ke gjet!

  • Batman: 23/08/2020 12:29

    Ogerta Kimistja i jep garanci Besa dizenjatores, po mire nuk e pane kur Shqiptaret kaluan kakavijen , kishte kush nga pala tjeter qe tu maste temperaturen me termometer dixhital dhe tu spruconte duart me alkol, Po femijet asimptomatike si do ti kapin me termometrin Dixhital.Po mir more debila, I sprucove duart, Ai u ngjit ne klase dhe u ul ne banke, e kapi banken me duar, Kapi Canten qe e ka zhgerryer neper autobusa, kapi fletoret e veta , i ra lapsi perdhe, shkoi ne tualetet e shkolles qe jane historikish skandal per higjenen, KUSH DO TA KONTROLLOJE , O IDIOTE e kuptoni qe po vdesin njerez , mund te vdesin prinder te pafajshem , gjyshe apo gjysher te dhimsuruar,Mbaroni Pandemine pastaj merruni me arsimin debile, KOKA ESHTE E PARA

    Përgjigju
  • prindi: 23/08/2020 12:16

    Nuk e kuptova, pse nuk duhet te dali nxenesi nga godina e shkolles? Mos takon kovidin ne oborr? ku mbahen femijet mbyllur gjithe diten? UDHEZIME LESHI

    Përgjigju
  • No one: 23/08/2020 12:04

    O plehra o ku i vihet maske femijeve

    Përgjigju
  • Loran: 23/08/2020 11:58

    Udhezimini asaj antikapates

    Përgjigju
    • IL Po polo: 23/08/2020 14:16

      Nje gje nuk kuptoj doni apo nuk doni te filloi shkolla. Hip se të vrava zbrite se të vrava. IL Po polo shume interesant.Me pak fjale jemi shume të lezeteshm.

    • Biku: 23/08/2020 13:20

      Babi jot si mjek qe eshte do jepte udhezime me te zgjuara si atehere qe babi me partine bene nard ndoken minister shendetesie.Shko or shok boll dhe mend she thuaji babit te veshi kemiahen e te ndihmoj mjeket e tjere boll dhat mend

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fansat të shqetësuar për shëndetin e aktorit Tom Hanks, i dridhen duart gjatë intervistës

Fansat të shqetësuar për shëndetin e aktorit Tom Hanks, i dridhen duart gjatë intervistës