Udhëzimi/ Ulet në 30 numri i nxënësve për një klasë në sistemin parauniversitar! Shkollat me mbi 800 nxënës do të kenë 3 nëndrejtorë

Jo vetëm shkollat 9-vjeçaret. Edhe në gjimnaze dhe shkollat e mesme të orientuara, numri maksimal i nxënësve për një klasë do të jetë 30, duke pësuar ulje nga 35 që ishte. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, qëllimi është zhvillimi i një procesi më të mirë mësimor.

Për një kujdes më cilësor ndaj të rinjve, sipas udhëzimit, në shkollat që kanë mbi 800 nxënës do të kenë 3 nëndrejtorë që do të japin vetë mësim, duke ulur kështu ngarkesën e mësuesëve. Më herët, limiti ka qenë mbi 900 nxënës

Të gjitha shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor, pavarësisht numrit të nxënësve. Kur numri i nxënësve kalon mbi 130, atëherë shkolla do të ketë dy nëndrejtorë.

Edhe për shkollat e arsimit të orientuar do të rritet numri i nëndrejtorëve, për të pasur një sy më kritik ndaj nxënësve në klasa për lëndët artistike dhe grupet e baletit, në zbulimin dhe mbështetjen e talenteve edhe përmes programeve jashtë kurrikulare.

Edhe për klasat kolektive që vijonë ende të funksionojnë në Shqipëri kryesisht në zonat periferike me pak banorë, për të bashkuar dy grupe të viteve të ndryshme në një klasë të përbashkët, numri i nxënësve do të ulet nga 25 në 20.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ju lumte…: 17/07/2023 23:22

    Perse nuk flisni hapur qe eshte ule numri i studenteve se kam ike njerezit.E keni shpopulluar vendin dhe Ska me kush te vije ne shkolla dhe beni furçe sikur po beni pune dhe po rregulloni.SKA ME FEMIJE NE KETE SHTET,vetem pensjonista

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?