Europa League rrit premiot, kualifikimi ne grupe vlen 3,7 milionë €

Europa League rrit premiot, kualifikimi ne grupe vlen 3,7 milionë €

Europa League

Klubet shqiptare pjesëmarrëse në Europa League, do të përfitojnë financiarisht më shumë se vitet e tjera. UEFA ka rritur shpërblimet për sezonin e ri, duke nisur që nga turet paraeliminatore dhe deri te pjesëmarrja në grupe.

Vetëm kualifikimi në Europa League vlen 240 mijë euro, ndërsa nëse një ekip shqiptar arrin të sigurojë kalimin në grupe, atëherë do të përfitonte plot 3 milionë e 700 mijë euro.

Skuadrat shqiptare bëjnë gjithçka për të marrë pjesë në Kupat e Europës, sepse arritja e këtij objektivi do të thotë të ardhura të kënaqshme financiare. Çdo skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2.92 milionë euro. 

Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 570 mijë euro, ndërsa barazimi 190 mijë euro. Por sa do të përfitojnë skuadrat shqiptare? Prishtina e Superligës së Kosovës, që e nis nga turi paraeliminator, vetëm nga pjesëmarrja përfiton 220 mijë euro dhe, nëse bën mrekullinë e kualifikohet deri në fazën “play off”, do të përfitonte në total 1.3 milionë euro. 

Klubet shqiptare, që e nisin në turin e parë kualifikues, deri në “play off” do të arkëtonin 1 milion e 80 mijë euro. Prishtina, nëse bën të paimagjinueshmen dhe kalon në fazën e grupeve, do të përfitonte në total 3.92 milionë euro (pa marrë në konsideratë shpërblimet për rezultatet pozitive të mundshme në fazën e grupeve).

Ndërsa për ekipet e Superiores Shqiptare, kualifikimi në fazën e grupeve do të vlente 3.7 milionë euro. Vetëm pjesëmarrja për klubet shqiptare, ku këtë vit sipas renditjes bënë pjesë Kukësi, Laçi dhe Luftëtari, vlen 240 mijë euro për secilin ekip. Nëse e kalojnë turin e parë, do të përfitojnë edhe 260 mijë euro të tjera, ndërsa nëse kalojnë turin e dytë marrin edhe 280 mijë euro.

Nëse shkojnë deri në “play-off”, të ardhurave u shtohen edhe 300 mijë euro.  Duke parë që shpërblimet nga FSHF dhe sponsorët në kampionatin shqiptar janë qesharakë, e vetmja mënyrë për të përfituar financiarisht për klubet shqiptare është pjesëmarrja në Europë.  

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë