Disa ushtarë të marinës amerikane në Afganistan pretendojnë se kanë filmuar një UFO e cila sulmon një kamp Taliban. Video është xhiruar në muajin mars të këtij viti dhe tregon një objekt me formë trekëndëshi i cili fluturon mbi një bazë.
 
Pas pak sekondash UFO qëllon bazën duke e shkatërruar plotësisht. Një re gjigante tymi mbulon komplet zonën së bashku me UFO-n.
 
Duket se qeveria afgane do të ketë një aleat më shumë në luftën kundër terroristëve në vend, pas të gjitha trupat e NATO-s dhe një pjesë e atyre të SHBA pritet të largohen nga vendi në fund të këtij viti.
 
Megjithatë ende nuk dihet nëse video është e vërtetë apo bëhet fjalë për një montim. Video ka marrë mijëra klikime brenda pak ditësh që është hedhur në internet.
 
Redaksia Online
(Erin Dini/e.s/shqiptarja.com)