Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton qytetaret se për shkak të dy defekteve të rënda, që kanë ndodhur pasditen e kësaj të premte, përgjatë orëve në vazhdim dhe ditën e  nesërme do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në dy zona në këtë qytet.  

Sipas njoftimit të ndarë për mediat nga  Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve , bëhet e ditur se shkak i defektit është bërë një problemn i shfaqur në stacionin e pomapave dhe tubacionin 600 mm qe furnizon me ujë depon nr 1 dhe depon nr 2.

Mësohet se difektet janë konstatuar në Shkozet dhe në zonën e  sheshit "Pranvera", ndersa bëhet e ditur se puna për riparimin ka filluar para një ore.

Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve,për këtë situatë  pasi po punohet për riparimin e defektit dhe kërkohet mirekuptimi i tyre deri në normalizimin e situatës