KUKËS - Uji i depozitave ka alarmuar autoritet e shëndetësisë në Kukës. Mungesa e furnizimit me ujë nga rrjeti i ujësjellësit, ka detyruar qytetarët që ta grumbullojnë atë në depozita.
Drejtoria e Shëndetit Publik jep alarmin për shëndetin e banorëve duke u bërë apel këtyre të fundit që të dezinfektojnë depozitat. Temperaturat e larta kanë përkeqësuar gjendjen, pasi uji në to krijon baktere të rrezikshme për organizmin.
”Të gjithë qytetarët e Kukësit duhet të jenë vigjilent që ti pastrojnë ato sepse ndodh që në temperaturat e larta të zhvillohen baktere të ndryshëm. Ne si Drejtori Rajonale e Shëndetësisë bëjmë çdo ditë analizat në rrjetin e ujësjellësit. Mungesa e furnizimit me kapacitet të plotë mund të rrisë rrezikun për kontaminim të ujit në depozita”, - u shpreh Nevion Halilaj, specialist në Shëndetin Publik.

Disa herë janë bërë investime për ndërtimin e një ujësjellësi në Kukës, po ai nuk ka përfunduar asnjëherë. Pak ditë më parë bashkia ka nisur në aksion kundër ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO