“Ditën e premte u vu re, që të sëmurët nuk po na vinin në një situatë të zakonshme nga gazseroteiti dhe për këtë njoftuan drejtorinë e Shëndetit Publik dhe drejtorin. Në rastin që vumë re ditën e premte, këto ishin diçka më të avancuara , kishin dhe temperaturë dhe të zbehtë dhe po na lolalizoheshin dhe po na vinin nga një adresë. Rastet janë nga 10-20 që paraqiten, që marrin mjekim dhe kthehen në shtëpi. Nuk kemi vënë re ndonjë rast dramatik, të paktën këtu në urgjencë nuk na është paraqitë"-Agron Lala.
Sipas tij dyshimet e para janë për një helmim masiv nga uji nisur nga deklarimet e vetë pacienteve por edhe nga fakti se ata ishin banorë të të njejtit pallat.
Drejtori i shëndetit Publik në Kurbin Gazmir Dervishi, deklarojë se menjëherë pasi janë njohur me situatën kanë marrë kampionet dhe janë dërguar për analiza ne Tiranë, ndersa tregon se nga analizat paraprake të kryera në Laç, rezulton se uji i depozitave është i ndotur.
“Analizën paraprake që ne e bëjmë këtu në laboratorin tonë, ka dalë që ujë është i ndotur. Ekzakt nuk di të them nëse është pjesa e depozitave, pasi dhe disa shtëpi aty rreth e rrotull, e kanë një problem të tillë dhe kjo na ka dalë në bazë të analizave që neve na kanë dalë”-përfundon ai.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO










