Uji i pijshëm, ndërpriten 151 lidhje
të paligjshme,vendosen 28 gjoba
Në vijim të aksionit Task-Forcë për menaxhimin e situatës së emergjencës në kryeqytet, si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës së zgjatur, Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizimeve kanë marrë një sërë masash për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm.
Në vijim të aksionit Task-Forcë për menaxhimin e situatës së emergjencës në kryeqytet, si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës së zgjatur, Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizimeve kanë marrë një sërë masash për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm.
Grupet e punës të Task-Forcës, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, monitoruan në terren situatën ku në fokus të punës së tyre ishte pikërisht shkëputja e çdo lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, si dhe të çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm.
Dje, puna u përqendrua në zonën e Yzberishtit, Babrrusë, Rr. “Dhimitër Kamarda”, Rr. “Ali Demi”, Rr. “Kont Urani”, Rr. Elbasanit, Rr. “Hoxha Tahsin”, Blloku “M. Shyri”, Liqeni i Thatë, Rr. e Kosovarëve, zona e Qytetit Studenti, zona e ish-Parkut të Autobusëve, si dhe në linjat e transmetimit DN 700 dhe DN 1000.
Nga monitorimi në terren u verifikuan dhe u shkëputën 151 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje apo për larje të automjeteve. Që nga dita e parë e aksionit, numri i prerjeve të paligjshme ka arritur në 1350 raste, duke sjellë edhe një përmirësim në furnizimin me ujë të banorëve të kryeqytetit.
Në ato raste kur grupet e Task Forcës kanë evidentuar abuzime, subjektet janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncimi në organet përkatëse. Vetëm dje janë vendosur gjoba për 13 abonentë familjarë dhe për 15 biznese, duke e çuar në total numrin e atyre që janë gjobitur më 170 raste.
Masat e marra nga Bashkia e Tiranës dhe puna e mirë e bërë në terren nga grupet e Task Forcës në drejtim të identifikimit dhe të shkëputjes së lidhjeve të paligjshme, ka rritur sensibilizimin e qytetarëve për të lidhur kontrata të rregullta me UKT për ujin e pijshëm. Dje janë nënshkruar 115 kontrata të reja si dhe 24 aktmarrëveshje për pagesën e ujit.
Paralelisht është punuar dhe në vendosjen e aparateve të rinj matës, ku u vendosën 98 matës të rinj, ndërsa në total 629 matës.
Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28
-
Protesta masive në Serbi, plagoset rëndë një studente, policia arreston 4 persona
28 Janar, 19:24